Publikohet videoja, britmat dhe lutjet e 40 vjeçares shqiptare për ndihmë pak ditë para se të masakrohej nga ish bashkëshorti

Më të fundit


Fundi tragjik ishte për Enkeleda Danajn, 40 vjeçaren shqiptare, e cila u masakrua me thikë në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj Eduart Danaj. Mediat greke kanë publikuar një video, të pak ditëve më parë, ku dëgjohen lutjet e gruas për ndihmë gjatë një sherri mbrëmjen e së hënës së kaluar me ish bashkëshortin.

Në të, 40-vjeçarja dëgjohet duke i thënë 50-vjeçarit që ta linte të qetë pasi “janë të divorcuar”. 50 vjeçari, në gjendje të dehur, e ka sharë dhe kërcënuar atë dhe në një moment teksa ajo ka tentuar që të lajmërojë policinë, e ka kapur për qafe. Vajza e tyre, e cila ka qenë e pranishme, ka lajmëruar policinë.

“Do të të vras”, dgjohet duke bërtitur në video 50-vjeçari, i cili ishte jashtë kontrollit. Në të njëjtën kohë, banorët e pallatit ku çifti jetonte disa muaj më parë flasin për zënka të shpeshta.

Një grua përshkruan një ngjarje të dhunshme të ndodhur gjatë Javës së Shenjtë, kur 50-vjeçari e kërcënoi 40 vjeçaren në sy të fëmijëve të vegjël./abcnews.al



Skip to toolbar