Pushtimi italian i Shqipërisë dhe akti i Ahmet Zogut/ Historianët: Ushtarët e rinj kërkonin armë për rezistencë, por nuk u dhanë

Më të fundit


TIRANË- Më 7 prill të vitit 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe drejtuesi i vendit Ahmet Zogu u largua nga vendi, akt ky i cili sipas historianëve është parë si akt tradhtie ndaj vendit.

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në “Real Story” u shpreh se u deshën 8 orë që të pushtohet Durrësi nga ushtarët italianë, ndërsa në këtë pikë vuri theksin te shkalla e mosorganizmit të ushtrisë dhe xhandarmërisë shqiptare, përballë pushtuesit.

Ai theksoi se organizimet në Sarandë u bënë spontane dhe sidoqoftë pati rezistencë.

“U deshën 8 orë që të pushtohet Durrësi, u deshën 6 orë të pushtohet Saranda. Shkuan si patriot, nuk shkuan si ushtarët të Zogut dhe rezistuan 6 orë, po sikur të nxirrej 2 mijë ushtarë. Ka qenë seriozë ushtria”, tha Xhufi.

Për historianin Paskal Milo, veprimi i Ahmet Zogut nuk ishte i duhuri. Ai theksoi se shumë ushtarë të rinj kërkuan armë disa ditë para pushtimit, por këreksat e tyre nuk u miratuan.

“Kishte ushtarë të rinj, që protestonin dy ditë para 7 prillit, që kërkonin armë për të rezistuar dhe s’u jepej”, tha ai.

Historiani Merenglen Kasmi, u shpreh se ndërhyrja ushtarake e Italisë në Shqipëri ishte kurorëzimi i një i pushtimi, që kishte nisur kohë më parë.

“Në fakt ndërhyrja ushtarake ndaj Shqipërisë ishte kurorëzimi i një pushtimi, që praktikisht kishte nisur me masat ekonomikë, shumë vjet më parë, Ky që një akt, që nuk habiti askënd nga selitë diplomatike në Tiranë apo dhe nga qeveritë evropiane të kohës pasi ishte diçka që pritej. Por, ajo çështja që duhej trajtuar është te rezistenca që u fol më përpara se çfarë pasojash do kishte pasur një rezistencë e organizuar nga forcat e armatosura shqiptare dhe në bashkëpunim me xhandarmerinë, sepse do ekzistonin në atë kohë, nuk mund të flasim për një vend që nuk kishte organizim ushtarak”, tha ai.

Më tej, historiani theksoi se: “Nuk kishte nga të shkonte më. Ishte kurorëzimi i një sërë masash, e cila gjithsesi nuk duhet të ishte një kohë që kalohet pa një rezistencë qoftë dhe ajo formale. Kjo qëndresë prej 8 orë që u bë në Durrës mjaftoi për mbretin që të organizonte largimin e tij. Ai lëvizi me kalë nëpër qytet, për të thënë se unë për të dalë në mal ashtu sikurse premtova në fjalim e fundit, ndërkohë në të dalë të Tiranës i hipi tromobilit dhe u largua. E dala e Tiranës ishte rruga e Elbasanit, sepse kjo ishte Tirana e asaj kohe. Prandaj, akti ishte i rëndësishëm për dy gjera, për legjitimitetin e pushtimit. Ne shikojmë që në dytën e dytë filloi e pranohet nga qeveritë e huaja pushtimi italian i Shqipërisë”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar