Qantas kryen fluturimin rekord New York-Sidney

AKTUALITET


Linja ajrore australiane Qantas testoi fluturimin më të gjatë në botë, një fluturim rekord 19 orë dhe 16-minutësh, nga New Yorku në Sidney. Fluturimi pati gjithsej 49 pasagjerë dhe ekuipazhin. Ky ishte një udhëtim eksperimentues për të vlerësuar shëndetin e pasagjerëve dhe ekuipashit që ishin në bord. Në fluturim u testuan disa aspekte të reagimit të trupit të njeriut, në një udhëtim të gjatë dhe pandërprerje për 19 orë dhe 16 minuta, të një aeroplani komercial.

“Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për aviacionin. Shpresojmë të jetë një studim që do të shpejtojë udhëtimin e njerëzve nga njëra anë e globit në tjetrën” u shpreh Alan Joyce, CEO i Qantas Group, që ishte pjesë e njerëzve që udhëtuan në këtë fluturim. “Ne e dimë që fluturimet tepër të gjata paraqesin disa sfida shtesë. Hulumtimi që ne po bëjmë duhet të na japë strategji më të mira për përmirësimin e komoditetit gjatë rrugës”, shtoi ai.


Avioni i markës Boeing 737-800, u drejtua nga katër pilot, ndërsa kapiteni ishte Sean Golding. Ai u shpreh në përfundim të fluturimit se gjithçka shkoi mirë. Grupi po planifikon edhe dy fluturime kërkimore nga Londra në Sidnej në nëntor dhe New York për në Sidney në Dhjetor. Qantas do të vendosë në dhjetor nëse fluturimet ultra të gjata do të hyjnë në shërbim apo jo.




Skip to toolbar