Detaje, zbardhet emri i personit që u sulmua nga ariu në Kukës

AKTUALITET


Një person është sulmuar nga ariu në fshatin Nangë, në vendin e quajtur Sasat në bjeshkët e Gjallicës.   Personi i sulmuar mësohet se është shtetasi Ekrem Onuzi 45 vjeç. Ai mësohet se është bari në zonë, dhe gjatë kohës që është sulmuar nga ariu, Onuzi ishte duke ruajtur bagëtitë. Kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici, foli për mediat, duke u shprehur se personit të sulmuar nga ariu i kanë shkuar në ndihmë banorët e zonës, ndërsa nga Tirana është nisur helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë, Policia e Kukësit njoftoi efektivët blu janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se Onuzi ka marrë plagë të rënda në këmbë dhe në shpatull, ndërsa pritet që ai të transportohet drejt spitalit të Traumës me helikopter.


Sipas informacioneve paraprake, mësohet se personi ka marrë plagë të shumta në kokë dhe në trup, të cilat i kanë shkaktuar hemorragji.  Personi ndodhet në një terren të vështirë malor, teksa ka lajmëruar sallën e mergjencave për të dërguar një helikopter që t`i vijë në ndihmë.

Helikopteri është nisur nga baza ajrore e Farkës, ndërkohë që personi i sulmuar nga ari ka ndezur një zjarr për të sinjalizuar vendndodhjen e tij në mal.  Për shkak të terrenit të thyer malor, është e pamundur ndërhyrja me automjete.

Vijon…




Skip to toolbar