Një shqiptar dhe një italian kanë përfunduar në prangat e policisë pasi u kapën me një sasi kokaine, vlera e të cilës është 100 mijë euro. Nuhatja e fortë e qenit zbuloi drogën e paketuar me vakum dhe letër celofan, që ishte e fshehur nën dyshek, në një zgavër të shtratit, në mënyrë të tillë që të mos dukej. Por duket se qeni ua ka prishur planet dy të arrestuarve, të cilët ishin të papunë dhe veprimet e tyre të çuditshme kishin kohë që monitoroheshin nga policia.
Droga u sekuestrua në një apartament në Vottignasco dhe kishte një vlerë prej 100 mijë euro. Gjithashtu policia sekuestroi edhe 3000 euro, disa gram marijuanë, peshore elektronike dhe materiale paketimi. Policia vijon hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në trafikun e drogës, ndërsa nuk bën të ditur detaje të tjera.