Qeveria e Sunak sfidon gjykatat/ Parlamenti miraton projektligjin e Ruandës për dërgimin e azilkërkuesve

BOTA


Dhoma e ulët e parlamentit Britanik miratoi mbrëmjen e kësaj të mërkure projektligjin e Ruandës që është propozuar nga Qeveria e Rishi Sunak për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendit të Afrikës Lindore.

Projektligji kaloi me 320 vota pro dhe 276 kundër. Miratimi i tij erdhi pavarësisht përplasjeve mes deputetëve konservatorë që paralajmëruan se do të votonin kundër.


Ky ishte leximi i tretë i projektligjit të Ruandës që ka në thelb miratimin e dërgimit të emigrantëve të paligjshëm drejt këtij vendi, duke e shpallur atë një vend të sigurt.
Projektligji pritet të kalojë një lexim përfundimtar në dhomën e lartë të parlamentit Britanik përpara se të marrë miratimin përfundimtar.Qeveria e Rishi Sunak sfidon Gjykatën e Lartë Britanike dhe atë Europiane të të Drejtave të Njeriut duke e shpallur Ruandën një vend të sigurt për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm.




Skip to toolbar