Digjet për së gjalli 40-vjeçari brenda kasolles në Kolonjë

AKTUALITET


Një 40-vjeçar në Kolonjë është djegur brenda kasolles mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oseckë, pranë Leskovikut.

Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për te kasollja. Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40-vjeçari është djegur brenda kasolles.

Identiteti i viktimës nuk dihet për momentin.



Skip to toolbar