Ngjarja e pak ditëve më parë ku mbeti i vrarë një i ri 26-vjeçar, Indrit Çelaj, që ishte duke rregulluar një tub kondicioneri në vilën e Bujar Kusit, vijon të paraqesë detaje të tjera tronditëse. Këtë të martë, News 24 ka zbardhur deklarata e bërë në prokurori nga Bujar Kusi, babai i dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit, dhe një tjetër person, Ferdinand Bakallai, i akuzuar për ‘Mos kallëzim krimi’. Në deklarata e dhëna nga Ferdinand Bakalli, i cili është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, sipas prokurorisë ka pasur tentativë për të fshehur të vërtetën. Bakalli ka deklaruar se “Indrit Çelaj, kishte rënë nga skela”, ndërkohë që i riu u qëllua me plumb në kokë.
“Menjëherë pas këtij momenti, jam afruar aty te ky objekt dhe kam dëgjuar një person i cili ishte duke ulëritur me zë të lartë, të cilin pasi e kam pyetur se cfarë kishte ndodhur ky person më është prezantuar se ishte vëllai i një personi që ishte plagosur. Kam hyrë brenda objektit ku kam vënë re se një person ishte në gjendje të rënë për jetën dhe ishte i shtrirë në dyshme, të cilin në momentin që e kam parë ishte i shtrirë përmbys dhe në pjesën e kokës po i rridhte gjak, ky person i dëmtuar ishte i vetëm, kur pranë tij nuk kam parë asnjë person tjetër që po i jepte ndihmë, apo që ishte prezent. Menjëherë pas kësaj situate kam dalë jashtë ambjentit dhe rreth orës 11:19 kam marr ambulancën në telefon në numrin 127 duke i kërkuar që të vinte urgjent pasi një person ka rënë nga skela gjatë punës dhe njëkohësisht kam dalë në rrugë të orientoja ambulancën për ta dërguar në spital këtë person të plagosur. Pas rreth 5 minutash ka mbërritu ambulanca dhe së bashku me stafin mjekësor që ishin rreth 3 punonjës kemi marrë personin e plagosur dhe e kemi futur në ambulancë dhe e kanë dërguar në spital. Unë këtë ngjarje e kam dëgjuar vetëm gjakë kohës kur kam qenë duke kaluar nga lokali drejt hyrjes së rrugës Myslym Shyri” ka dëshmuar Bakalli para prokurorëve.
Për moskallëzim krimi, ka mbetur në burg dhe Luan Çaka, që gjithashtu ka deklaruar në prokurori dëshmi të pavërteta. Sipas dëshmisë së Çakës, i ndieri i kishte kërkuar t`i blinte çokollata dhe cigare, para se të ndodhte ngjarja. “Jam kthyer pas 15 minutash, kur jam kthyer pash se dera kryesore e banesës ishte e mbyllur, dhe aty ndodheshin të pesë punëtorët që të cilët nuk më kanë lejuar të futem në banesë. Ju kam kërkuar shpjegime dhe nuk më kanë dhënë, dhe më pas jam larguar për te makina ime.” është shprehur Çaka.
Ndërkohë, Bujar Kusi, babai i Albano dhe Griseldo Kusit, ka deklaruar se ‘dy djemtë e tij’ ditën e gjarjes kanë qenë në plazh, ndërsa ai vetë nuk kishte qenë në objekt. “ Më 22/08/2019 në orën 07:00 të mëngjesit kam shkuar në Kombinat te dyqani im i cili ndodhet në qendër të kombinatit është byrektore, aty kam qëndruar deri në orën 12:30 minuta. Rreth orës 11:00 më ka marr në telefon cuni im, Griseldo Kusi dhe më ka kërkuar shumën prej 50 mijë lekësh, unë e kam pyetur se për cfarë i do dhe më ka thënë se do dalë me vëllain Albanon dhe dy shoqe. Unë më pas shkova tërhoqa shumën e parave që më kërkoi cuni, kam edhe faturën e bankës në banesë dhe këtë shumë ia kam dhënë dy çunave”.
:Ndërkohë që kam qenë në banesë dikush i policisë më ka telefonuar dhe më ka thënë se duhet të paraqitem te objekti që ndodhet në ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku unë jam pronar dhe kam qenë duke rregulluar tubat e kondicionerit të kësaj banese. Jam paraqitur te banesa ime dhe aty mësova se cfarë ka ndodhur. Rreth orës 13:55 ndërkohë që kam qenë në objekt në prani të punonjësve të policisë kam marr në telefon shtetasin Mond Sula dhe i kam thënë kush janë punëtorët e kondicionerit që më ke sjellë. Mondi më ka thënë se paskën bërë sherr Lorenc Veliaj me këtë punëtorin e kondicionerit dhe Lorenci e paska qëlluar me armë zjarri, punëtorin e tubave të kondicionerit të cilin me emër nuk e njoh, por mësova se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Të dy çunat Albano dhe Griseldo në dijeninë time ndodhen në plazh te Gjiri i Lalzit me dy shoqet e tyre të cilat nuk i njoh” është shprehur Bujar Kusi, para prokurorëve.
Indrit Çelaj u vra në datën 22 gusht në vilën e familjes Kusi në Tiranë, pasi ishte duke hapur një vrimë për tupin e kondicionerit në mur. Për këtë ngjarje janë arrestuar katër persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllëzerit, Albano dhe Griseldo Kusi, të cilët akuzohen për vrasjen e të riut.