Rama: Asnjë familje nuk është më jashtë, të nisë inventarizimi i banesave të dëmtuara

AKTUALITET


Kreu i qeverisë, Edi Rama, mblodhi për herë të dytë në mbledhje të jashtëzakonshme qeverinë, e nga aty foli për situatën pas tërmetit të së martës. Për kryeministrin Rama, përpos kërkimeve që po bëhen për të nxjerrë nga rrënojat personat e humbur, është koha që të fillohet të mendohet edhe për të kontribuar për të ndërtimin e shtëpive të tyre, përmes donacioneve.

Në një situatë kaq delikate, ku çdo informacion është i rëndësishëm, shefi i qeverisë u shpreh se duhet që çdo kush që ka një mjet komunikim të kontribuojë për të qetësuar shpirtrat e trazuara. Rama ka bërë edhe një paralajmërim për ata mediat që po keqinformojnë, se do të detyrohet të përdorë atributet që i jep ligji i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, duke i mbyllur ato. Kryeministri Edi Rama i bërë thirrje të gjithë mediave që të bëjnë kujdes me transmetimin e lajmeve në këtë periudhë delikate pas tërmetit. “Qysh prej mëngjesit të ditës së djeshme funksionin E Albania dhe me të gjithë mirënjohjen dua të falenderoj të gjithë ata që janë përfshirë në dhënien e kontributeve. Ka një rëndësi të madhe në aspektin moral dhe shpirtëror pjesëmarrja masive e njerëzve dhe shqiptarëve në përballimin e pasojave të tmerrshme të kësaj fatkeqësie. Bilanci i viktimave është rritur. Ka kulmuar me nxjerrjen e një 8-vjeçari nga gërmadhat e pallatit të rrashfuar në Thumanë. Kërkimet pa pushim nuk kanë arritur të nxjerrin më jetë nga gërmadhat. Ata që kanë vijuar dhe punojnë në kushtet e një rrezikshmërie, qofshin tanët dhe të huaj meritojnë mirënjohje. Nga ana tjetër besoj se është me shumë rëndësi të nënvizoj sot duke u nisur edhe nga shqetësimet dhe alarmet dhe paniku, se ka një rëndësi të posaçme përgjegjshmëria e atyre që kanë përgjegjësinë të shfaqen në ekrane. Është momenti për të kontribuar në ruajtjen e qetësisë. Nuk është momenti për audiencë dhe parashikime që e marrin zanafillën nga koha e romakëve në Durrës. Këto janë krime që cenojnë drejtpërdrejtë jetën e përditshme të njerëzve. I bëj thirrje të gjithëve që të mos na detyrojnë të vëmë në lëvizje mekanizma që i parashikon gjendja e jashtëzakonshme për t’iu fikur fare dritën. Është e papranueshme që kur njerëzit kanë marrë arratitë nga shtëpitë, në shumë herë edhe të nxitur në pikën e humbjes së mundësisë për të arsyetuar nga lloj lloj lajmesh nga ata që përfshihen në këtë lloj veprimtarie pa asnjë lloj njerzillëku. Të gjithë të kontribuojnë sa të munden për të përçuar sa më shumë qetësi. Kjo është kohë për psikologët dhe jo për astrologët. Për skuta të errëta të protagonizmit dalin dhe broçkullisin hakmarrje mitologjike”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama se të gjithë personat që i janë prishur banesat janë strehuar. Ai tha se pas përcjelljes në banesën e fundit të viktimave të tërmetit, do të nisë edhe strehimi i atyre që qëndrojnë në çadra në Thumanë. “Faleminderit të gjithë atyre që janë të pranishëm që janë të përfshirë në organizmin e aktivitetit për këtë situatë. Ka qenë një mrekulli e vogël që nga mbrëmë nuk ka asnjë familje që nuk e ka një strehë dhe nuk është e mbrojtur nga i ftohti dhe shiu. Duhet punuar me shumë këmbëngulje. Të gjithë ata që po asistojnë bashkinë e Durrësit, duhet t’i spostojnë të gjithë drejt hoteleve. Me gjithë mirëkuptimin me vështirësitë psikologjike që kanë disa njerëz për të hyrë në tavan është e rëndësishme të mendohet se kjo nuk do të jetë një histori e përkohshme. Do na duhet shumë vëmendje ndaj këtyre njerëzve edhe një durim i hekurt që ne duhet ta kemi. Ata janë të mirëkuptuar që të kenë vështirësi për ta pasur. Në zonën e Thumanës kemi njerëz në çadra. Duam të përcjellim të humburit, të vdekurit, numri i të cilëve ka arritur në 39. Pas përcjelljes së tyre në banesën e fundit do të jetë gati logjistika për t’i strhehuar dhe për t’i ushqyer”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama vuri në dukje se për shkak të situatës alarmante disa persona mund të përpiqen të përfitojnë nga ndihmat për tërmetit. Ai tha se duhen bërë kontrolle në banesa për të bërë inventarin e nivelit të sigurisë. Gjithashtu, ai u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës se nuk duhen më veshje! Kryeministri deklaroi për donatorët se duhet të adresojnë ndihmat që sjellin.



Skip to toolbar