Rritet bilanci tragjik, 39 viktima nga tërmeti. Nxirren të gjithë nga rrënojat e Thumanës

AKTUALITET


Vazhdon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.


Gjatë orëve të para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 04:00, ata kanë nxjerrë nga rrënojat e Thumanës tre trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e tragjedisë në 39 viktima. Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit është ndërprerë, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Ndërkohë, paniku i tërmeteve ka vijuar edhe gjatë natës që lamë pas, teksa janë regjistruar të paktën dy lëkundje të forta me magnitudë 4.4 dhe 4.5 të shkallës Rihter. Deri më tani, nga operacionet e kërkim-shpëtimit janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 45 persona, ndërsa janë plagosur mbi 650 të tjerë, si dhe janë shkatërruar plotësisht shumë ndërtesa në Durrës e Thumanë, që kanë qenë dhe dy zonat më të prekura.

Nisur nga kjo situatë katastrofike, prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë për 30 ditë, ndërsa dita e djeshme ishte ditë zie kombëtare për Shqipërinë dhe Kosovë.

Në Durrës, 15 viktima:

1.         Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 .

2.         Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.

3.         Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 .

4.         Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13   

5.         Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L. 18.

6.         Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L. 13

7.         Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në L. 18

8.         Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në L. 18

9.         Sehadete Lala, 79 vjeçe, gjetur në L. 18

10.       Diana Karanxha, gjetur në L. 18

11.       Eduart Reçi, gjetur në L. 18

12.       Shemsedin Abazi, gjetur ne L. 13

13.       Dolora Reçi, 49 vjeçe, gjetur në L. 18

14.       Klaus Reçi, vjeç 21 vjeçe, gjetur në L. 18

15.       Griselda Lala 22 vjeçe, gjetur në L. 17

Në Krujë, 23 viktima

1.         Bukurije Leka

2.         Erisa Cara

3.         Ariela Lala, 4 vjeçe

4.         Fatmira Cuka, 44 vjeçe

5.         Selvie Lala, 77 vjeçe

6.         Saimir Greku

7.         Kristjan Preçi, 26 vjeç

8.         Sardi Cuka, 18 vjeç

9.         Hajrie Vata, 65 vjeçe

10.       Klevis Çupi (Aliu), 34 vjeç

11.       Drita Cakoni

12.       Pëllumb Greku, 57 vjeç

13.       Çelike Grupieku, 57 vjeçe

14.       Hajredin Çupi, 66 vjeç

15.       Kastriot Cakoni, 58 vjeç,

16.       Fatmira Cara, 54 vjeç

17.       Hasan Cara, 16 vjeç.

18.       Roledi Vata, 3 vjeçe

19.       Suada Hysa, 18 vjeçe.

20.       Ankthi Cara, 65 vjeç

21.       Adelina Kabili, 20 vjeç

22.       Almir Cara, 26 vjeç

23.       Stela Zvergeci, 20 vjeç, e fejuara e Almir Cares, nga Korça.

Në Mamurras, 1 viktimë

1. Ersid Agim Hoxhalli, 32 vjeç (i aksidentuar)




Skip to toolbar