Rama i kujton Metës skandalet e falura

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama në fjalën e së enjtes në Kuvend tha se Shqipëria i ka dhënë shumë Ilir Metës duke i dhënë postet më të rëndësishme të shtetit pa u bërë as 50 vjecc. Ai tha se Ilir Meta nuk do ndihej mirë edhe po të bëhej Mbret, ndërsa shtoi se ai i ka shumë borxhe Shqipërisë dhe shqiptarëve pasi i ka falur shumë skandale.

“E pyes veten se çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria. Kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere sesa këtij njeriu të cilin pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër në histori, edhe kryeministër edhe kryetar kuvendi edhe presidenti të republikës. Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur përçarjet, skandalet dhe i është dhënë kaq e kaq herë mundësia të lindë i penduar, i kthjelluar. Kujt më parë se Ilir Metës i takon të pyes vetes se çfarë më shumë mund të bëjë që t’i lajë Shqipërisë sado pak detin me borxhe që u ka. Që t’u lajë sado pak socialistëve dhe zgjedhësve borxhet e të gjitha rasteve që e kanë toleruar.

Historia nuk e gjen një të dytë politikan me të cilin Shqipëria të ketë qenë kaq zemër gjerë. Ilir Meta është mësuar keq ta shkelmojë të mirën e tij, duke u bërë vend e pa vend protagonist i një skene kur Metës asnjeherë nuk i mjafton roli që ka, vendi ku ndodhet, maja ku ngjitet. Jo president, por edhe mbret të të gjithë shqiptarëve po ta shpallin shqiptarët por edhe të tëra trojeve dhe viseve shqiptareve, Ilir Meta nuk do të ndihej mirë”, tha Rama.

ERTV Live😊: REZOLUTË MBI SHFUQIZIMIN E DEKRETIT PËR ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 13. Juni 2019



Skip to toolbar