Ralf Gjoni: Ditë e zezë për Shqipërinë, zgjedhja e Ilir Metës president

AKTUALITET


Deputeti i ardhur nga listat e LSI-së, Ralf Gjoni tha të enjten në Kuvend se zgjedhja e Ilir Metës president ishte një ditë e zezë për të, pasi ai e dinte se largimi i tij nga LSI do të sillte vdekjen e kësja partie.

Gjoni tha se PS mendoi se duke çuar Metën në Presidencë do ta hiqte qafe atë, por harroi se Ilir Meta është bishë politike.


“Ju e votuat Ilir Metën. Unë jam i vetmi që e kam jetuar si një ditë të zezë ditën e votimit të Ilir Metës. Edhe ju nuk keni dashur por e votuan. Unë e dija se largimi i Ilir Metës nga LSI ishte fillimi i fundit të partisë. Zgjedhja e Ilir Metës nga PS nuk ka qenë në shërbim të shqiptarëve. Edi Rama ju urdhëroi ta zgjidhnit Ilir Metën sepse donit ta hiqnit qafe nga politika dhe e çuat në presidencë që më shumë i ngjan një azili pleqsh. Ilir Meta është bishë politike. Ku jeton dot ai pa politikë. Ju menduat se ai do ishte mbi palët. Hajde mendje hajde. Presidenti nuk e çdekreton dot një dekret sepse ju e keni zhvlerësuar presidentin. Me mirë të ishim monarki. Për çfarë vlen presidenca në një republikë parlamentare?”, tha Gjoni.




Skip to toolbar