Rama i përgjigjet Metës me Artan Imamin: S’më zë gjumi nga qejfi i teatrit të ri. Ja ç’më tha Kadare

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qëndrimit kundër të presidentit Meta për shembjen e teatrit të vjetër dhe ndërtimin e një të riu, përmes reagimit të aktorit Artam Imami. Rama shkruan se “Artan Imami është një tjetër protagonist tanimë i hershëm i skenës së Teatrit Kombëtar, i cili është ngjitur në atë skenë qysh “kalama”, si një ndër talentet më të spikatura të gjeneratës së re të viteve ‘80 dhe sot ai ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar”.

Ndërsa Imami përveçse ndan emocionet e tij pozitive për ndërtimin e një teatri të ri, sjell në kujtesë një bisedë me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare i cili thotë se teatri është si një suva e rënë.

“Shpreh dakordësinë dhe nevojën emergjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone.

Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale. Më vjen ndër mend një takim i vitit ‘87 apo ‘88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, dikush e pyeti se si duket niveli i teatrit. Ai ia kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit, ku po binte suvaja dhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë”, shprehet Imami.

Më herët presidenti Meta bëri një postin në facebook ku shprehu dhe njëherë mbështetjen e protestës së një grupi aktorësh dhe militantësh të PD-së të cilët janë kundër shembjes së teatrit.



Skip to toolbar