Rama në Itali, Berisha nga pas/ Dy krerët takime me emigrantët, 100 km larg njëri-tjetrit

Më të fundit


Me hapjen e fushatës më 11 prill, Berisha nxitoi të jetë një hap para Ramës, ndonëse data të cilën vetë e zgjodhi, me qëllim ose jo, do i kujtojë shqiptarëve vetëm vdekjen e ish diktatorit.

Por sërish Berisha preferon të jetë 2-shi.  Vendos të ndjekë kundërshtarin e tij, duke u kthyer një hap pas.

Doktori deklaron se do të jetë të dielën në Itali, në të njëjtën datë me Ramën i cili e ka njoftur takimin me emigrantët në Milano prej muajit mars.

Meqenëse Rama i mori qytetin më të madh të Lombardisë, Berisha nuk do e sfidojë aty, por ka zgjedhur qytetin e dytë më të populluar, Breshian.

Edhe orarin e ka zgjedhur me vetëm 1 orë diferencë, pas takimit të socialistëve.

Doktori, e kërkon me ngulm një ballafaqim me Ramën, edhe nëse takimi i Breshias i përfundon si ai me disa emigrantë në Napoli. Thirrjet për debat po i injorohen.

Ndoshta rastësia mund ta ndihmojë, e ti bëjë bashkë në aeroport, nëse të dy zgjedhin avionin për në Malpensa ose Bergamo. Doktori kundërshtarët i shpall armiq, brenda vendit, pasi kur del jashtë shtetit, ai ka qenë i hapur, si të ulej në tavolinë me Nanon në Trieste, ashtu dhe të merrte Ramën në avionin e kthimit nga Kosova në Tiranë në 2006.



Skip to toolbar