Rama për LaCivita: Është si Latifi i lagjes! Bufi mbetet buf, por për miun ka shumë kandidatë!

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama, në çeljen e fushatës së PS-së për zgjedhjet e 11 Majit, iu është përgjigjur postimit të Chris LaCivita, drejtuesit amerikan të fushatës së PD-së, i cili shpërndau një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi.

“Tani këneta thotë se anëtarësim ynë në BE nuk është prioritet dhe se sidoqoftë do ndodhë, por prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi dhe rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë. Me këtë prioritet ka sjellë kushedi me sa para, kushedi ku i ka gjetur, edhe një latif nga Amerika, i cili për të gjithë ne në që jemi rritur në lagjet e Tiranës, të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit e thërret hajde latif se do më rrahin. Kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe ngrinte pyetjen se kush është miu. Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj dhe të paguash gjithë ato para për të duatrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje, vërtetë të kesh lindur me këmishë. Se që bufi është bufi kjo nuk ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë që nga Luli që harroi se ishte mi dhe u soll si ari deri te ai i shkreti nga Kavaja…”, u shpreh Rama.

Rama ka ironizuar opozitën, si një kundërpërgjigje ndaj videos së shpërndarë nga LaCivita me simbolin e miut.

Rama u shpreh se ‘bufi i kullufiti si minj’ ata që e kanë besuar më shumë sipas tij.

“Edhe për të duartrokitur asaj që s’thuhet në atë farë feje është vërtet të kesh lindur me këmishë. Se që bufi është bufi, kjo s’ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë, që harroi që ishte mi dhe u soll si ari, dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës, që besoi te bufi si njëri dhe ai e kullufiti si një mi. Kjo është këneta dhe historia e saj”, tha Rama.



Skip to toolbar