Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane “La7” është shprehur i bindur se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!
I pyetur lidhur me raportin e tij me kryeministren e së djathtës ekstreme Giorgia Meloni, Rama u shpreh se kushdo që e njeh atë nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.
“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.
Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, është shprehur kryeministri shqiptar Edi Rama në intervistën e tij për gazetarin Federico Marconi.
Po ashtu, Rama ka sqaruar se Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për kampin e refugjatëve që do të ngrihet në Gjadër të Lezhës, duke theksuar se e gjithë kostoja e projektit është e Qeverisë së Italisë.