Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim ambasadoren e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa.
Rama është takuar me de Sousa në ambientet e Kryeministrisë paraditen e kësaj të marte.
“Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Në mesazhin e parë të misionit të saj të ri në Tiranë, ambasadorja e re e BE, Sofia Morera de Sousa premtoi se do të angazhohet maksimalisht për të arritur qëllimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE.
Duke e konsideruar një moment vendimtar për Shqipërinë, ajo deklaroi se po vjen për një qëllim të përbashkët nga Brukseli.


