Rama ‘sfidon’ Metën me foto nga plazhi

AKTUALITET


Pas një periudhe të ngarkuar politike dhe pas samitit të Poznanit në Poloni, kryeministri Rama ka vendosur të bëj pak pushim duke zgjedhur që këtë fundjavë ka kalojë me familjen në plazh.

Rama ka postuar një foto që duket se po kënaqet me Zahon në plazh. Kjo foto në fakt duket si një “sfidë” mes tij dhe presidenti Meta, i cili ditën e shtunë ka publikuar një foto duke shijuar një pushimin buzë detit si të donte të tregonte “muskujt” dy ditë para shkarkimit.

“Sfida” e tyre jashtë institucioneve, në fakt do të jetë e shkurtër pasi të hënë, si Meta ashtu dhe Rama kanë një axhendë të “nxehtë” dhe të ngjeshur pune, ku Kuvendi pritet të mblidhet në orën 17:00 për të diskutuar për shkarkimin e presidentit.

MIRËMËNGJES 😁

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 6. Juli 2019


Skip to toolbar