Reagon Rama pas vendimit të Metës: Nuk tërhiqemi nga 30 qershori

Më të fundit


Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, duke deklaruar se nuk tërhiqet nga 30 qershori, pasi zgjedhjet nuk janë të Ilir Metës, por të popullit.

“Presidenti ka bërë gabim, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor”, u shpreh Rama nga Berati për vendimin e papritur të presidentit Meta që shfyqizoi dekretin duke anuluar 30 qershorin, si datë të zgjedhjeve vendore. Ai tha se ky është një plan i thurur për të marrë zvarrë qeverinë dhe për të varrosur reformën në drejtësi, por që nuk do përmbushet pasi zgjedhjet nuk janë të partive, as të presidentit por të popullit shqiptar.

E prisja edhe këtë dhe nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrosja e reformës në drejtësi. ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë të partive, as të presidentit, por të popullit shqiptar.

Këto janë sjellje të një grupi të dëshpëruar dhe janë të detyruar të humbin në mënyrë të dëshpëruar. Dhe kjo që sapo ndodhi është vazhdimi i asaj që ka ndodhur edhe me atë dosjen e famshme që i rrokollisën kokat të gjithë shqiptarëve, duke u përpjekur të krijojnë një mjegull dhe të hedhin të gjithë baltën e mundshme për të shkuar drejt shkatërrimit të zgjedhjeve dhe marrjes peng të gjithë procesit demokratik.

E dëgjuar prokuroren e cila nxori faktet se një grup prokurorësh i kanë shërbyer gjithë jetën, në vend që ata përgjime t’i merrnin e t’i hetonin. I morën i futën në një kazan dhe i çuan tek partia. I hodhën dhe hodhën baltë mbi qeverinë. Ato nuk janë zbulime të një gazete gjermane. Ato janë çuar duke nxjerrë sekretin hetimor. Kushdo që në atë muhabete do provohej se ishte i lidhur me akte të paligjshme duhet të ishte ndëshkuar. Këta e duan drejtësinë një mjet në duart e tyre. Dhe kur thonë pse nuk ka politikanë të dënuar. nuk ka si të ketë politikanë të dënuar se për 30 vite me radhë ai sistem është mbajtur prej atyre që kanë rrjepur popullin dhe kanë mbyllur të gjitha dosjet e politikanëve. Në 30 vjet PS mund të ketë bërë 1001 gabime, mund të ketë edhe dështime por ka meritën e madhe që qëndron në anën e duhur të historisë që nga dita e parë, Nuk ka bërë urrë pazar me interesin kombëtar që e ka dashur reformën në drejtësi që askush të mos i fshihet drejtësisë. të gjithë njësoj përpara ligjit. Ata janë një tufë të mbaruarish që e kanë nxjerrë Shqipërinë rrugëve duke ushqyer me baltë që të shiten emisione për të dhënë arsye që Shqipëria të mos pranohet në BE. Ata e duan Shqipërinë jo në rrugën e Europës sepse e dinë që pastaj do hapen edhe dyert e burgjeve. Ata sot nuk duhet të ishin duke bërë moral, duhet të ishin duke pritur të mbaronin dënimet. Kush flet për përgjime, Basha që po hetohet nga SHBA, apo plaku i marrë që i ka mbledhur të gjitha këto si tespije dhe i tund. Zgjedhjet do bëhen me 30 qershor dhe ato tespije do shpërbëhen”, tha Rama.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?


Skip to toolbar