Real Madrid me shifra “apokaliptike”, pëson 16 gola në pesë ndeshje

SPORT


Real Madrid është duke kaluar periudhën më të vështirë në aspektin sportiv, që prej vitit 1980. Skuadra e Zinedine Zidane ka pësuar 16 gola në pesë ndeshje të luajtura, gjatë turneve të verës në SHBA dhe Europë.

Shifra të frikshme këto që duhet të shqetësojnë tifozët madrilenë për ekipin e tyre, që këtë sezon ka shpenzuar jo pak në merkato. Humbja 3-7 ndaj Atletico Madrid në stadiumin “MetLife” solli përsëri në kujtesë humbjen famëkeqe 9-1 nga Bayern Munich në verën e vitit 1980.

Dhe ngjashmëritë midis atij sezoni dhe këtij aktuali janë shumë të mëdha. Në pesë ndeshje Real Madrid pësoi 16 gola. Kjo është një shifër e madhe. Nëse ekipi i Zidane do të pësojë një tjetër gol në 7 gusht ndaj Red Bull Salzburgut apo kundër Romës katër ditë më vonë, do të barazohet rekordi famëkeq i vitit 1980, ku Real pësoi 17 gola gjatë turneve të verës.

 “Të mos harrojmë se kjo është para sezonit”, u shpreh Benzema gjatë turneut “Audi” në Munih. Të njëjtin mendim pati dhe Zidane, pas humbjes me Bayernin në Huouston, në turneun e klubeve në SHBA. “Ne do i rregullojmë gabimet”, tha tekniku i madrilenëve.



Skip to toolbar