Barça-Real Madrid fut në “luftë” Spanjën

“El Clasico” e shtyrë mes Barcelonës dhe Real Madrid do të luhet në 18 dhjetor. Ky është vendimi përfundimtar i Sektorit të Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit. Të mërkurën ky sektor njoftoi se ndeshja “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madrid, e shtyrë për shkak të protestave në Barcelonë, do të luhet në 18 dhjetor. Ky vendim del kundër asaj që kërkon shefi i La Liga, Javier Tebas, që propozoi që ndeshja të zhvillohej në datën 4 ose 7 dhjetor.

Ndeshja u shty për shkak të trazirave civile në rajonin e Katalonjës pasi Gjykata Supreme Spanjolle burgosi figura të shquara politike katalanase. Pas protestave dhe përplasjeve të forcave të sigurisë, u vendos që të merrej një vendim për ndeshjen. La Liga propozoi një variant që ndeshja të zhvillohej në 26 tetor, por asnjë nga klubet nuk ishte dakord me datën e propozuar.

Ndërkohë, La Liga pritet të apelojë vendimin për datën 18 dhjetor, pasi sipas Tebas, në këtë datë janë parashikuar të zhvillohen ndeshje të Copa del Rey si dhe ndeshjet e Botërorit të Klubeve. Sipas tij, kjo zhvillimi i ndeshjes në atë datë, jo vetëm që do të duhet të zhvlerësojë Kupën e Spanjës, por njëkohësisht do të ndikojë negativisht në arkëtimin financiar i “El Clasico”.

Barça e Real Madrid “skuqen” në 9 javë të La Liga

“Gjithmonë ka një herë të parë”, është një fjalë e urtë popullore që përdoret shpesh. Brcelona dhe Real Madrid mund ta kenë konsumuar shpesh këtë shprehje në historinë e tyre të futbollit deri në detaj. Por jo, për të dyja klubet, për herë të parë në historinë e La Ligas, nëntë javët e para të kampionatit kanë nisur me “skuqje”. Sipas AS, Barcelona dhe Real Madrid, për herë të parë në historinë e kampionatit spanjoll të futbollit, i kanë mbyllur nëntë javët e para të La Liga me nga tre kartonë të kuq për secilin ekip.

Skuadra e Zinedine Zidane, nuk u mjaftua me humbjen turpëruese të së shtunës në fushën e Mallorca, por në të 73` Odiozola doli më karton të kuq nga fusha e lojës. Më herët, ishte Modriç dhe Gareth Bale, që pësuan të njëjtin fat në takimet kundër Celt Vigo dhe Vollareal. Kështu ka ndodhur dhe me Barcelonën në nëntë javët e para të La Liga. Lenglet u ndëshkua në sfidën kundër Getafe, ndërsa Araujo dhe Dembele në atë kundër Sevilla të disa javëve më parë.

Kështu, të dyja ekipet që aktualisht kryesojnë La Liga, Barça me 19 pikë dhe Real me 18, për herë të parë në historinë e këtij kampionati, i mbyllin nëntë javët e para me nga 3 kartona të kuq. Gjashtë kartonë të kuq ndaj Real Madrid dhe Barcelonës në nëntë javë kampionat, tregon rritjen e konkurrencës së brendshme, por duket se edhe arbitrat kanë marrë mësim, duke mos bërë diferencime: ca të nënës e ca të njerkës.

Luftë për një pikë në derbin e Madridit. Barça fiton pa Messin

Derbi i Madridit përfundoi pa fitues. Atletico dhe Real u ndanë në paqe në sfidën e javës së 7-të të La Ligas. Skuadra e Simeones përballoi presionin e skuadrës së Zidane, që kontrolloi lojën dhe pati rastet më të mëdha të shënimit, por asnjë nga “Galaktikët” nuk arriti të gjente rrjetën. Megjithatë, pika kënaq më shumë Atletico Madrid që bën një tjetër hap para në kampionat, duke u ngjitur në vendin e 3-të me 14 pikë, një më pak se Real që kryeson renditjen me 15 pikë.

Pa Messin në fushën e lojës, Barcelona arriti të marrë tre pikë në fushën e Getafe, duke u afruar me vendet e kreut. Suarez ka shënuar një gol spektakolar, pas një asisti të shkëlqyer të Ter Stegen. Portieri i Barçës bëri një dalje jashtë zone duke pritur një top, të cilin e pasoi direkt te Suarez në të 41`. Uruguaiani e kaloi topin sipër kokës së portierit kundërshtar dhe zhbllokoi sfidën.

Më pas ishte radha e Junior, që gjeti rrjetën 4 minuta pasi nisi pjesa e dytë e lojës, duke vulosur shifrat e takimit në 0-2 për Barcelonën. Me fitoren e të shtunës, Barça ngjitet në vendin e katërt në renditjen e La Ligas me 13 pikë, dy më pak se Real Madrid që kryeson renditjen. Ndërkohë, katalanasit po vuajnë shumë këtë fillim sezoni, pasi ylli kryesor i skuadrës, Lionel Messi është i dëmtuar.

Kriza te Real Madrid, tronditen pozitat e Zidane

Kthimi i Zinedine Zidane te Real Madrid në mars, vetëm nëntë muaj pas largimit të tij, ishte një sinjal që tregonte se po i vinte fundi rezultateve zhgënjyese. Njeriu që fitoi tri Champions League me Real Madrid,  u kthye për të risjellë dhe shpresën. Sezoni i kaluar përfundoi jo mirë, me Real që fitoi vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit.

Por kishte një kuptim, skuadrës i duhej punë, gjë që pasoi me investime të mira. Paul Pogba, Kylian Mbappe as Neymar nuk erdhën në “Bernabeu”, por paratë e shpenzuara arritën në 250 milion £, me Eden Hazard, që ishte një nga blerjet e rëndësishme dhe shumë të dëshiruara të Zidane.

Sidoqoftë, të mërkurën në mbrëmje në Paris, u konfirmua kriza e shfaqur që në nisje të fazës përgatitore. Real Madrid nuk u mund, por u poshtërua. Paris Saint-Germain, pa Neymar, Mbappe apo edhe Edison Cavani,  doli fitues me rezultatin 3-0 në “Parc des Princes”.

Kjo ishte hera e parë prej sezonit 2003/04, që Real Madrid nuk e niste sezonin kaq keq. “Ata ishin më mirë se ne në çdo repart”, tha Zidane për mediat spanjolle. Mediat nuk i kanë kursyer kritikat, ndërsa kambanat e alarmit kanë nisur të lëshojnë britmën për krizën në “Santiago Bernabeu”.

Ndonëse kanë mbetur dhe pesë ndeshje për tu luajtur në fazën në grupe në Champions, sipas mediave ndërkombëtare, pozicioni i Zidane nuk është i paprekshëm. Në analizën kushtuar ndeshjes, Sky Sport, raporton se skuadra, ashtu siç pranoi Zidane, nuk funksionoi në asnjë repart. Dhe në fakt, shkak për këtë, mediat kanë bërë Zidane, ku nën drejtimin e të cilit në pesë ndeshje, skuadra  ka pësuar gjithmonë gola.

Champions/ Real Madrid shpërfytyrohet nga PSG

Paris Saint-Germain ka mundur 3-0 Real Madrid, duke fituar ndeshjen e parë të fazës në grupe të Champions League. Skuadra franceze ka bërë një ndeshje të madhe, duke fituar takimin me një dygolësh të di Marias në (14` dhe 33`) dhe golin e Meunier në të (90+1`), duke i dhënë një goditje të fortë skuadrës Los Blanco në nisje të këtij kompeticioni.

Skuadra e Zinedine Zidane konfirmoi dhe njëherë krizën, që ka nisur prej fundit të sezonit të shkuar, dhe vijon ende. Pas fitores të së mërkurës, PSG mban vendin e parë me 3 pikë në Grupin A, ndërsa Club Brugge dhe Galatasaray kanë nga një pikë pas barazimit 0-0 mes tyre.

Manchester City ka lënë pas humbjen e fundjavës në kampionat, duke fituar 3-0 në transfertë ndaj Shakhtar Donetsk në ndeshjen e parë të Champions League për këtë sezon.

Skuadra e Guardiolas shënoi golat e fitores me  Mahrez në të (24`), Gundogan në të (38`) dhe Garbiel Jesus në të (76`), duke marrë tre pikë të rëndësishme, që e mbajnë në vend të dytë me pikë të barabarta me Dinamo Zagreb. Skuadra kroate shkatërroi me rezultatin 4-0 Ataltantën e Berat Gjimshitit.

E bujshme, PSG përjashton Neymar, Tuchel: Nuk luan pa qartësuar situatën

Merkato po i kushton aktivizimin me Paris Saint-Germain. Ylli brazilian i PSG, është lënë jashtë grupit të lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjen e së dielës ndaj Toulouse. Lajmin e ka bërë të ditur klubi që ka publikuar emrat e lojtarëve të grumbulluar, ku në sy bie mungesa e Neymar.

Një ditë para ndeshjes, të shtunën, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel u shpreh se “nëse deri të dielën do të ketë zhvillime të reja për Neymar, ai do të grumbullohej me ekipin”. Mesaduket asgjë e re nuk ka ndodhur në “Parkun e Princave”, pasi Neymar është lënë jashtë skuadrës. Braziliani është stërvitur rregullisht me ekipin gjatë javës, por nuk është përzgjedhur për tu përballur me Toulouse të dielën.

 “Ai ka pasur një javë të mirë në stërvitje me shokët. Sidoqoftë, pozicioni i klubit është i qartë, ndërsa situata e tij është e paqartë. Ai nuk mund të luajë”, është shprehur Tuchel. Bisedimet midis PSG dhe palëve të interesuara, Barcelona dhe Real Madrid, raportohet se janë duke vazhduar, teksa afron afati i fundit i transferimeve, data 2 shtator.

Neymar mbeti pa u stërvitur gjatë fazës përgatitore me PSG për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, që e pësoi gjatë kohës që përgatitej për ndeshjet e Copa America, kompeticion të cilin gjithashtu e humbi.

Real Madrid ngec në shtëpi, Valladolid e zbret me këmbë në tokë

Madridit duket se i humbën shpejt emocionet e fitores të javës së kaluar. Gjatë ndeshjes me Valladolid, në Santiago Bernabeu, skuadra e Zinedine Zidane nuk arriti që ta gjente fitoren .

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse më shumë raste të humbura nga Real  Madrid. Në pjesën e dytë goli i parë dhe i vetëm i real Madrid u shënua në minutën e 82-të nga Benzeman. Por nuk vonoi shumë ehde goli i barazimit nga Valladolid në minutën e 88-të shënuar nga Sergi Guardiola. Ndeshja u mbyll barazim 1-1.

Me këtë barazim Real Madrid mbetet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Sevilla e cila mundi të premten Granadan me rezultat 0-1.

PSG i hap derën Barcelonës për Neymar, Real dhe Juventus futen në garë

L`Equipe ka publikuar një lajm ku shkruan se Paris Sanit Germain ka i ka ‘hapur derën Barcelonës për Neymar’. Sipas burimeve të gazetës franceze, mësohet se dy klubet janë gati të arrijnë marrëveshjen për transferimin e Neymar në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit tjetër.

Dëshira e Neymar për t`u rikthyer në Barcelona është e dukshme, por klubi katalanas ka ngadalësuar përpjekjet për shkak të kostos së lartë të kartonit të brazilianit. Pas dështimit të negociatave në takimin e parë zytar mes Barcelonës dhe PSG, në garë për Neymar është futur dhe Juventus me Real Madrid.

Barcelon i ka ofruar PSG-së, veç një pjese të parave të transferimit, edhe dy lojtarë të tjerë PSG për t`i marrë Neymar. Por skuadra kampione e Francës nuk ka pranuar.

Megjithatë, tani që Phipilipe Coutinho u larguar te Bayern dhe Ousmane Dembele është dëmtuar dhe do të qëndrojë pesë javë jashtë fushe, Josep Maria Bartomeut nuk i mbetet opsion tjetër, veçse të paguajë klauzolën për Neymar.

 Sidoqoftë, Barça përballet me konkurrencën e Real Madrid dhe Juventus për Neymar, të dy klubet janë duke kryer sondazhe për futbollistin.

Modriç një muaj jashtë fushe, Real Madrid apelon të kuqin

Real Madrid do të paraqesë ankesë ndaj kartonit të kuq të Modriç, që mori në ndeshjen kundër Celta Vigo të shtunën. Real ka vendosur që të apelojë kartonin e kuq të Modriç, me qëllim që të shmang pezullimin e mundshëm të mesfushorit kroat.

Raporti i ndeshjes nga gjyqtari thekson se mesfushori i Real Madrid u dërgua jashtë fushës në minutën e 56-të për “goditjen në zonën e tendinës të lojtarit rival, kur nuk kishte asnjë mundësi për të marrë topin”.  

Real Madrid e konsideron si jo korrekt versionin e gjyqtarit pasi, sipas mendimit të tyre, Modric po përpiqej të mertte topin dhe u ndal te Suárez pa e kuptuar atë. Modric mund të përballet me një pezullim prej një deri në tre ndeshje për kartonin e kuq.

Neni 123 i kodit disiplinor në Spanjë në lidhje me “lojën e dhunshme”, i cili ka të ngjarë të zbatohet për Modric, thotë se kur një lojtar është përgjegjës për lojë të dhunshme që përfshin rrezik për një lojtar tjetër, por që nuk çon në pasoja të dëmshme ose dëmtim, pezullimi do të jetë një deri në tre ndeshje, ose deri në një muaj jashtë.

Dështimi me Neymar, Real Madrid mendon për talentin e Chelsea

Real Madrid po mendon për Christian Pulisic, si një mundësi e shkëlqyer për të zëvendësuar Neymar, nëse transferimi i brazilianit nga PSG në Madrid nuk ndodh. Që nga firma me Chelsea, Pulisic ka pritur që të gjejë hapësirën e tij në skuadër, për të zëvendësuar rolin e Eden Hazard.

Minutat e tij të para që nga mbërritja në Angli, kanë treguar arsyen se pse skuadra e Chelsea i pagoi 65 milion euro Borussia Dortmund. Ai tashmë ka shënuar golat e tij të parë për klubin gjatë fazës përgatitore me Chelsea dhe në Superkupën e Europës ai asistoi golin e Giroud.

Edhe pse ka pak kohë me Chelsea, 20-vjeçari është vënë në shënjestër të klubeve më të rëndësishme në botë. Dhe siç raportojnë mediat spanjolle, Pulisic është një mundësi e mirë, që Real Madrid të zëvendësojë Neymar, nëse tratativat për të bindur brazilianin dështojnë.

E vërteta, është se nëse Christian Pulisic ka sukses te Chelsea, nuk do të jetë vetëm Real Madrid i interesuar për të, me një numër skuadrash të mëdha evropiane që dëshirojnë të jenë pjesë e tregut për shërbimet e tij.

Skip to toolbar