Nis Real Story në News24

AKTUALITET


16 shtatori do të shënojë startin e sezonit të ri televiziv për emisionin “Real Story”. Nga kjo e hënë, gazetari i njohur Sokol Balla do të shoqërojë debatin politik, por jo vetëm, të mbrëmjes në News24.

#RealStory i Sokol Balles nga 16 Shtatori 2019 ne #News24

Nga 16 Shtatori ne ora 21:00 #RealStory i #SokolBalles ne News24 #TalkShow


Gepostet von RealStory.al am Donnerstag, 12. September 2019

Tashmë “Real Story” me nisjen e javës së ardhshme do të jetë në prime time në ekranin e “News24”, duke sjellë aktualitetin politik, ekonomik dhe social. Bashkë me Arjan Vasjarin, Skënder Minxhozin, Agron Gjekmarkajn, Eduard Zaloshnjën dhe analistë të tjerë, “Real Story” në këtë sezon të ri televiziv do të jetë katër herë në javë, nga e hëna në të enjte, nga ora 21:00-23:00.

Pa dashur të zbulojë shumë, i kujdesshëm për të sjellë gjithnjë risi në ekran, gazetari Balla ka ditur edhe këtë herë të tërheqë me spotin promovues të emisionit në News24.

“Zhveshur. Nën ujë. Lënduar, por gjallë. E vërteta! Real Story”, janë fjalët që vetë Balla ka përzgjedhur në promon lançuese të emisionit, risitë e surprizat e të cilin na mbetet t’i zbulojmë mbrëmjen e 16 shtator e gjatë gjithë këtij sezoni televiziv, në News24.




Skip to toolbar