“Zgjedhorja”, Rama: Edhe pa PD-LSI

POLITIKË


Kreu i mazhorancës, Edi Rama është i bindur të realizojë reformën zgjedhore edhe pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare, duke i sfiduar se tryeza vijon me opozitën në Parlament.  Madje, ai tha se për herë të parë, KQZ do të bëhet e depolitizuar, një veprim që sipas Ramës nuk e do opozita jashtë Parlamentit.

Ndërkohë, pyetjes së gazetarit nëse në vend ka krizë politike, Rama iu përgjigj se: “Ju këtë mendoni se nuk jetoni dot pa krizën në vend. Se i bie që nuk keni punë. S’kam parë kërkesë të tillë. Kam parë që ka një kërkesë për të kaluar reformën zgjedhore në parlament me rekomandimet e OSBE/ODHIR. Ata nuk duan depolitizimin e komisioneve. Komisionet nuk do të jenë përfaqësues të partive. Nuk do ketë më njerëz të politikës që të jenë në komisione zgjedhore. Do të kemi njerëz që do të vijnë nga shoqëria. S’do ketë më përfaqësues partie”, deklaroi Rama. Gazetari Balla ndërhyri duke pyetur se deri më sot reforma zgjedhore ka qenë konsensuale, duke iu referuar se opozita nuk është dakord. Por, Rama deklaroi se “Ne kemi një opozitë në parlament”, duke nënkuptuar se do të ketë konsensus me ta. “Opozita jashtë, ata janë të ftuar të ulen në tavolinë dhe të thonë se çfarë mendojnë. Ata nuk na imponojnë dot asgjë. Fare!”, u shpreh i prerë kreu i qeverisë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi është në kushte të emergjencës për t’iu përgjigjur kërkesës së Bundestagut gjerman në kuadër të çeljes së negociatës, siç është miratimi i reformës zgjedhore.

“Reforma zgjedhore në Shqipëri janë bërë mbi bazën e votës, pra për të siguruar 84 vota. Pa ato vota s’ka qenë e mundur. Nuk jemi në kushte normale, jo për shkak të krizës politike, por jemi në kushte emergjence për t’iu përgjigjur kërkesës së Bundestagut, që me gjasë do të votohen nga BE për çeljen e negociatave nëse Franca dhe Holanda do të bashkohen me ‘Po’”, tha Rama, ndërsa vijoi se sërish ekziston ftesa që i ka bërë opozitës për të gjetur një zgjidhje.

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të takohet me liderët e opozitës ditën apo natën përveç një 4 orëshi kur fle gjumë. Por nga ana tjetër Rama tha në “Real Story” në News24, se është humbje kohe të flasësh me opozitarët.

“Unë jam gati të takohem ditën dhe natën në çdo orë se unë nuk fle, zgjuar deri në 3. Çohem në 7. Jam i gatshëm të takohem përveç këtij 4 orëshi. Ama do merrem me këta apo finalizimin e projektit për ndërtimin e një kampusi që iu kemi premtuar studentëve. Do merremi me këta apo zhvillimin e infrastrukturës universitare, me artet, konviktet. Unë duhet të ndaj kohën në mënyrë të arsyeshme. Të humbasësh kohën me njerëz që thonë se nuk e njohim këtë…”, deklaroi Rama.




Skip to toolbar