“Meta dhe opozita, grup kriminal ndaj negociatave. SHBA po lobon në BE”

POLITIKË


Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta në “Real Story” në News 24 se një grup të strukturuar kriminal ka punuar kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë, duke futur brenda këtij grupi Presidentin Ilir Meta dhe opozitën.

I pyetur nga gazetari Balla se kush është grup i strukturuar përveç Ilir Metës që ka tentuar të bllokojë çeljen e negociatave, Rama tha se bëhet fjalë për emrat që ka denoncuar edhe më herët. “I kam thënë përditë me emra. Nuk dua të merrem më me këta, nuk dua të merrem. Dua të vë kohën time në dispozicion të njerëzve. Kemi kapërcyer një pengesë të madhe të ngritur në një pjesë të madhe artificialisht pikërisht nga ai grup i strukturuar përmes dezinformimit, manipulimit dhe ushqimit të një pjese të klasës politike gjermane me gjithçka që kemi parë në 6 muaj. Bënë çmos që të përdornin miqtë e tyre në Bundestag për të penguar negociatat. E kemi kapërcyer, kjo është themelore. Pjesa më e madhe e Bundestagut ka kërkuar hapjen e negociatave pa kushte, ndërsa CDU/CSU u përgjigj pozitivisht kancelares gjermane, e cila ka kërkuar copë ‘duhet t’i japim po Shqipërisë’. Do kishte qenë më e lehtë që nga Ilir Meta e me radhë të kishin bërë xhiron e Europës dhe të kishin kërkuar çeljen e negociatave dhe jo të bëjnë sikur kanë kërkuar hapjen pasi projekti i tyre vdiq”, deklaroi Rama.


Po ashtu, kreu i qeverisë vuri në dukje se SHBA po punojnë fort me BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës po lobojnë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të hapen negociatat. Kanë bërë dhe demarshe në të gjithë vendet e BE”, tha Rama.

Ai tha në “Real Story” se Presidenti francez Macron kërkon një qasje të re për t’u reformuar, duke kujtuar liderët e BE-së që kërkojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sot që flasim, presidenti në ikje i Europës, presidenti i KE-së në ikje, presidentja e BE-së në ardhje i shkruajnë Europës, i thonë gjithë vendeve anëtare është koha për të hapur negociatat ça janë këta njerëz tolerantë ndaj krimit, apo europianë. Nuk ka Europë, por një bashkim shtetesh që kanë një bashkësi interesash. Në këtë ekuacion nuk është momenti për Francën të mendojë ç’do bëjmë me këto. Po përpunon një qëndrim tjetër. Ky hyn kjo këtu me votimet në Dibër. Është e përmbysura e Haxhi Qamilit që mendonte se Shijaku dhe Peqini ishin më të rëndësishme. Franca nuk i kërkon Shqipërisë asgjë. Por i kërkon BE-së të përkrahë një qasje të re për t’u reformuar. Mos ngatërroni Dibrën me Francën, Peqinin me Holandën, Kajmakun me Gjermaninë”, deklaroi kryeministri.




Skip to toolbar