Rekord historik, 17-vjeçarja nga Peja ngjit 7 majat më të larta në planet

AKTUALITET


Shqiptarët kanë me çfarë të krenohen. Mrika Nikqi, 17-vjeçarja nga Peja, bëhet e para alpiniste femër nën moshën 18 vjeç në botë, që ngjit shtatë malet më të lartë në planet. Kjo është hera e parë që një vajzë nën moshën 18 vjeç, ‘pushton’ majat më të larta të planetit, duke vendosur një rekord botëror.

Gjithashtu, Mrika Nikqi, e arriti këtë sukses së bashku me të atin e saj Arianit Nikqi, të cilët prej vitesh ushtrojnë sportin e alpinizmit. Mali i fundit, për të arritur rekordin, ishte ngjitja këtë të enjte e malit më të lartë në Indonezi, Carstensz Pyramide.

Ngjitja u realizua me sukses këtë të enjte, ndërsa maja është arritur në orën 09:45 me orën lokale të Indonezisë. Vetëm pak muaj më parë, gjatë sezonit të ngjitjeve, Mrika së bashku me të atin, ngjitën majën më të lartë në planet, Everestin me 8848 metër lartësi.

Kjo ngjitje u realizua në një prej sezoneve më vdekjeprurëse të alpinistëve gjatë ngjitjes së Everestit. Aq sa sëfundit, qeveria e Nepalit ka forcuar rregullat për alpinistët që do të duan të ngjiten në “Çatinë e Botës”.



Skip to toolbar