Policia e Shtetit ka nisur një aksion të madh në disa qytete të vendit, për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike. Aksioni ka nisur me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka leshura 20 disa urdhër-arreste në drejtim të personave që po hetohen prej më shumë se një vit.
Operacioni i RENEAS është zhvilluar në Korçë, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Elbasan, ndërsa deri më tani janë dhënë 20 urdhër arreste. Policia ka vënë në pranga 8 persona, janë shoqëruar 2 gra, ndërsa janë ende në kërkim edhe 10 të tjerë.
Aksioni ka nisur për të goditur grupet kriminale që veprojnë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike dhe që mbahen nën hetim nga policia për më shumë se 1 vit.
Operacioni ka nisur në Korçë, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Elbasan, por kontrolle po zhvillohen edhe në qytetet e tjera.
Në Tepelenë janë arrestuar 8 persona, mes të cilëve janë identifikuar Edi Ballia, Arbër Brahimi, Shpëtim Brahimi, Agron Manka dhe Bilbil Shqalashi. I arrestuari Arbër Brahimi është një person me precedent të tjrë penal në polici, ku në 2014 është arrestuar në Pogradec me 50 kg kanabis.
Gjatë aksionit në Lazarat është bërë shoqërimi edhe i dy grave, Shkëlqime Rabaj dhe Bajame Toto, pasi në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë kanabis.
Të gjithë personat e arrestuar akuzohen për prodhim dhe trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Pritet që të ketë të tjerë të arrestuar dhe detaje nga operacioni i cili ka nisur prej ditës së mërkurë dhe është ende në zhvillim.