Revolucioni ‘portokalli’/ Balliu: Berisha ka frikë garën. Kushdo që mendon ndryshe nga ai, përjashtohet!

Më të fundit


Kandidatja për kryetare e PD, Alesia Balliu ka deklaruar se kriteret janë hartuar nga studioja ligjore e Shkëlzen Berishës për të mbrojtur babain e tij, duke synuar përjashtimin e saj nga gara. Ajo theksoi se Sali Berisha nuk ka frikë nga individët, por nga gara dhe mendimi ndryshe, ndërsa në mungesë argumentesh përdoren etiketime dhe shpifje.

Balliu shtoi se Berisha nuk ka mbajtur premtimet kryesore, përfshirë bashkimin e demokratëve, rrëzimin e Edi Rama brenda 6 muajve dhe përzgjedhjen e deputetëve nga anëtarësia.

“Kriteret janë të bëra nga studioja ligjore e Shkëlzen Berishës për të mbrojtur babain. Flamur Noka mori deputetin e Elbasanit, dhe donte të përjashtohesha që të mos kandidoja si kryetare. Berisha nuk ka frikë Alesian si individ, por ka frikë nga gara, nga ideja që dikush mund ta kundërshtojë.

Në mungesë të argumentit bën etiketat e shpifjes, mesazhi është që kushdo që mendon ndryshe përjashtohet, ai është i qartë me pronën dhe dyqanin e tij. Berisha erdhi me 3 premtime: bashkimin me demokratët, rrëzimin e Ramës për 6 muaj, premtoi që deputetët do t’i zgjidhte anëtarësia. Berisha çdo premtim që ka dhënë nuk e ka mbajtur.”, tha Balliu.



Skip to toolbar