Rezoluta antikorrupsion/ Minxhozi: Nuk e shoh të lidhur me drejtësinë e re. Sula: Rreziku ekziston

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi thotë se rezoluta antikorrupsion nuk lidhet me punën e drejtësisë së re. Në emisionin “Real Story” në ABC News, që për drejtësinë ka garanci nga ndërkombëtarët.

Ndërsa deputeti demokrat, Dashnor Sula deklaroi se ekziston rreziku që drejtësia e re të preket përmes rezolutës antikorrupsion.


Skënder Minxhozi: Tema e modifikimit të prekjes së një kuadri kushtetues që ka 8 vjet që është vendosur si i tillë. Pra, është 2016 që reforma nisi. Mandati i parë ishte i butë. Në pikëpamjen e prekjes së kushtetutës pas 8 vjetësh, besoj se është afat i shkurtër kohor. Absolutisht, unë besoj, çdo jurist që ka lexuar paketën ligjore mbi të cilët SPAK vepron, mund të gjejë defekte gjatë rrugës. Problemi është këtu. E kuptoj shqetësimin e zotit Sula për një arsye madhore. Nuk munden ata që aktualisht janë nën hetim, sepse kur ngritën dorën 140 vetë, nuk ishin në hetim. Flitej për drejtësinë e re, ishte diçka e bukur që pritej të vinte. Tani kjo gjëja nuk është aq e bukur, ka ca dhëmbë. Po kafshon ata që për shkak të ligjit, janë njerëzit që do duhet të sillnin modifikime nëse do të bëhej. Këtu, për mendimin tim ka të drejtë zoti Sula. Në pikëpamje të drejtës morale, të njerëzve që kanë pushtet sot, deputetë, ministra, për të modifikuar diçka, e cila merret posaçërisht me ta, gradualisht po shtrihen hetimet, mendoj që kjo do të ishte gjë e paragjykuar 10 fish më shumë se ajo rezoluta që disa valvula sigurie i ka dhënë dhe nuk ka të bëjë me punën e drejtësisë së re.

Dashnor Sula: Rreziku ekziston.

Skënder Minxhozi: Nëse preket, edhe me qëllimin më të mirë, do të prishte diçka. Unë nuk e shoh rezilutën të lidhur me drejtësinë e re. Zoti Sula ka dyshimet e tij. Pa e parë dëmin, unë nuk e gjej aty dëmin. SPAK dhe drejtësia e re, në raport me këtë nismë, ka garanci që vijnë jashtë sallës së parlamentit. Dashnor Sula: SPAK dhe GJKKO është 10 përqind e reformës në drejtësi. 90 përqind e reformës në drejtësi nuk funksionon si duhet. Nuk është shkencë ekzakte drejtësia. Komisioni nuk ka kufizim që të thërrasë, komunikojë, dhe të marrë nisma. Rruga që ata do ndjekin, ekziston gjëja pune pozitive si zgjatja e mandatit, këto do të futen në gjëra të tjera.




Skip to toolbar