“Altin Dumani nuk asnjë lidhje me çështjen e Berishës”, Sula: Nuk ka arsye pse ish-kryeministri dhe politikanët pranë tij e sulmojnë

Më të fundit


Deputeti Dash Sula ka thënë në emisionin “Real Story” se kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani nuk ka asnjë lidhje me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka theksuar se nuk ka arsye pse Berisha dhe politikanët pranë tij e sulmojnë. Sipas Sulës, prokurori është i pavarur.


“Zoti Berisha dhe ata politikanët e tjerë pranë zotit Berisha, pse sulmojnë Altin Dumanin?

Ai nuk kas asnjë lloj lidhje me çështjen e zotit Berisha. Zero. Që do të thotë prokurori është i pavarur. Në një kohë që të gjithë të hetuarit, të gjykuarit, janë nga mazhoranca, në një kohë që mazhoranca bën rolin e të mirit si një teatër. Unë po të them që ka prokurorë të caktuar që nuk janë imunë.

Unë nuk mendoj tani që SPAK është 100% i saktë, por po flasë për parimin. Duhet të kesh një standard të qartë. Nuk mund të ekzistojë që një prokuror i SPAK kushdo qoftë nuk thellohet në hetime për një ministër, për një drejtor, i cili mund të akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim të miliona eurove në një kohë që merr shpërdorim detyre, në një kohë që është e pamundur që ai të ndodh të gjithë aktin kriminal të miliona eurove. Nuk mund të ndodhi”, tha Sula./abcnews.al




Skip to toolbar