Rikthehen shpërthimet në Bagdad, dy raketa në zonën ndërkombëtare

BOTA


Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur para pak minutave në Bagdad të Irakut, ku menjëherë janë lëshuar sirenat që paralajmërojnë për rrezik, raporton Reuters duke u bazuar në dëshmitarë okularë.

Arsyet e shpërthimeve ende janë të panjohura, por besohet se bëhet fjalë për dy raketa, ndërkaq sot në orët e para të mëngjesit dhjetëra raketa balistike janë hedhur mbi dy baza ushtarake në Irak, në të cilat gjendeshin ushtarët amerikanë.


Ndërsa CNN raporton se dy raketat Katyusha ranë në Zonën Jeshile të Bagdadit. Zona Jeshile cilësohet zona ndërkombëtare në Bagdad, e cila është rreth 10 km katrorë. Në këtë zonë janë vendosur forcat e NATO-s, ndërsa ndodhet dhe ambasada e SHBA. Nuk ka “asnjë raport për pasojat”, tha komanda ushtarake për CNN. Ekipi i CNN në Bagdad dëgjoi sirena brenda Zonës së Gjelbër dhe dëgjoi dy shpërthime.




Skip to toolbar