Rikthimi i logos së vjetër të PS për zgjedhje, Alket Hyseni: Zgjedhje artistike

Më të fundit


Deputeti socialist Alket Hyseni ka komentuar në “Real Story” në News24 dhe rikthimin e logos së vjetër të Partisë Socialiste, trëndafilit të kuq për fushatën e 25 prillit 2021. Hyseni tha se logoja nuk është hequr asnjëherë dhe se është një zgjedhje artistike.

“Aty ka qenë logo. Nuk është hequr. Ka qenë në statut. Ngjyrë mavi ishte por logo ka qenë. Është zgjedhje artistike. Socialistët sot më të angazhuar se para 4 vitesh. Vihet për një mandat të tretë. Socialistët janë më të angazhuar se kurrë”, deklaroi ai.





Skip to toolbar