Tërmeti, Forcat shqiptare dhe ato aleate në Herat mbledhin fonde

AKTUALITET


Solidariteti për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri është shtrirë deri në Afganistan. Forcat e Armatosura Shqiptare, Kontigjenti i VI që ndodhet në Herat, mbylli misionin e tij duke organizuar një garë vrapi me ushtarakë të ushtrive aleate.

Gara është është zhvilluar me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat më pas do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Lajmi për këtë garë e dha Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.


“Kontigjenti i VI shqiptar në Herat e mbylli misionin duke organizuar një garë vrapi mes ushtarakëve aleatë e partnerë, për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Pas aktivitetit solidarizues, trupat e Batalionit të II të Këmbësorisë ia dorëzuan detyrën kolegëve të Policisë Ushtarake, për të vijuar kontributin e vendit tonë në misionet paqeruajtëse të NATO-s”, shkruan Xhaçka.




Skip to toolbar