“Gjithë jeta më iku”, banorët kthehen tek apartamentet në pallatin e djegur në Pogradec

AKTUALITET


Të shtunën një zjarr i madh përfshiu një pallat në qytetin e Pogradecit. Të paktën 12 apartamente u shkrumbuan dhe 5 familje mbetën në qiell të hapur. Banorët janë tronditur nga ngjarja e rëndë, që tashmë i la pa strehë. Një prej banoreve, shtëpia e së cilës u dogj të shtunën, foli për “News 24”, duke treguar se “gjithë mundi dhe kujtimet e fëmijëve tashmë janë shuar”.

 “Gjithë jeta ime më iku, nuk kam një kujtim nga fëmijët, televizorin nuk e gëzova dot, si nuk më shpëtoi fotografia e djalit, nuk më shpëtoi një fotografi, u shua mundi im. Nuk i kam gëzuar këto shtëpi akoma. O Zot i madh! Nuk kam gëzuar asgjë të re. Gjithë jeta imë më iku. Po ç’ishte kjo? I kam mbajtur me grep e me shtiza. Shisja çentro që mbaja fëmijët. Ah ç’më gjeti mua”, thotë Shemshie Ilo në vaj.


Zjarri përfshiu katet shtesë të një pallati në qytetin e Pogradecit të shtunën. 12 apartamente u shkrumbuan totalisht, ndërsa dy punonjës zjarrfikës mbetën të lënduar gjatë shuarjes së flakëve. Zjarri zgjati për disa orë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit në pallat.




Skip to toolbar