Roth: BE duhet të mbajë premtimet, Ballkani nuk është oborri i pasëm

Më të fundit


Ministri gjerman Michael Roth e cilësoi si një autokritikë deklaratën që BE duhet të mbajë premtimet e veta për Shqipërinë, duke qenë se tashmë i ka përmbushur kushtet dhe se problemi i vetëm është ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Por ai tha se Europa është strukturuar mbi arritjen e konsensusit dhe është i detyruar të jetë racionale. Sipas tij reformat nuk janë një dhuratë që i bëhen Brukselit apo shteteve anëtare por në shërbim të vendit, gjithsesi ndihmojnë në kapërcimin e skepticizmit.

“BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike. për shembull liberalizimi i vizave duhet të ishte përmbushur prej kohësh. Po kështu edhe sot është e njëjta gjë, kushtet janë përmbushur dhe duhet të mbajmë fjalën. Por Europa është strukturuar mbi arritjen e konsensusit. Ne në fund duhet që të gjitha shtetet e BE të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Jam i detyruar të jem racional sepse jam i bindur që me argumente të mira mund të kapërcehet dhe skepticizmi. Ky është një proces ku të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Konsolidimi i shtetit ligjor, pavarësia e sistemit të drejtësisë, liria e mediave, larmia e mediave, lufta e vendosur kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar nuk janë një dhuratë që i bëhen Brukselit, Varshavës, Parisit apo Berlinit, por reforma në të shërbim të vendit tuaj, sigurisht ato ndihmojnë në kapërcimin e skepticizmit. Ndaj diskutojmë në BE jo si një treg i brendshëm, por një sistem vlerash. Ne kemi ndërfutur mekanizma të rinj, mekanizmin e dialogut për shtetin ligjor, apo që shtetet anëtare të marrin më pak fonde në momentin që nuk i nënshtrohen parimeve të shtetit ligjor”, deklaroi Roth.



Skip to toolbar