Rama me ministrin gjerman: Kemi kryer detyrat, konferenca e parë varet nga …

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin gjerman për Europën Michael Roth. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e saj të shtëpisë për çeljen e negociatave me BE.

Por ai evidentoi një problem që ka penguar mbajtjen edhe të konferencës së parë ndërqeveritare, siç është konflikti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.


“Kam nderin që të mirëprisja sot një mik të çmuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe një avokat të zëshëm të rrugëtimit Europian të gjithë rajonit tonë, edhe të Shqipërisë, ministrin gjerman të Shtetit për Çështjet Europiane. E dimë të gjithë se kjo vizitë përkon me një kohë në prag të një tjetër takimi të Këshillit evropian për një vendimmarrje të rëndësishme të lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sot nuk janë ata vetëm, por edhe ata që dje edhe nëse mendonin nuk e thoshin, që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta. Dhe miratimi i kornizës negociuese bazuar në vendimin e marrë për çeljen e negociatave nga KE dhe mbajtja e konferencës para ndërqeveritare, është thjesht çështje e brendshme e Këshillit Europian. Në një moment kur përtej faktit duket se ka një prirje më pozitive se sa herë tjetër së brendshmi, BE ndeshet nga një surprize të radhës nga bota ballkanike, që lidhet me ngërçin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë mund të përsërisja të njëjtën gjë që them me bindje dhe fakte. Sipas meje, sipas nesh, që prej kohësh ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare.

A do të ndodhë apo jo kështu, këtë nuk e di. Ne nuk e dimë. Kjo varet nga sa do të arrihet që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë dhe Bulgarisë, që kjo e fundit të heqë barrikadën. Por ajo që është me rëndësi është se sidoqoftë ne sot kemi një mbështetje të zëshme nga të gjitha vendet, posaçërisht nga Gjermania për të ecur më tutje. Uroj shumë që në këtë sezon veror të kemi sa më shumë turistë nga Gjermania, i thash dhe ministrit që ndryshe nga çfarë mund të perceptohej, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm sot në Europë për të ardhur për pushime. Meqë ra fjala sot s’ka më maska në rrugë në Shqipëri”, tha Rama.




Skip to toolbar