Policia ka arrestuar në flagrancë 43 vjeçarin
me iniciale A.N. i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të atit
të tij të moshuar. Madje jo vetëm e ka rrahur por edhe e ka kërcënuar me armë.
Specialistët për hetimin e krimeve në
Komisariatin e Policisë Mirditë, e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 43
vjeçarin, banues në fshatin Fang, Mirditë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e
këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1
armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë; 1 armë zjarri
automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë si dhe 15 fishekë luftarakë model
56.
Ai do të përballet në gjyq me akuzën për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.