“Rrënjët e Ndragheta-s janë qarta në vendin tonë”, Vasjari: Qëndrimi i SPAK i drejtë

AKTUALITET


Analisti Arjan Vasjari deklaroi se qëndrimi i SPAK ishte i drejtë në lidhje me çështjen e përgjimeve të Antimafias italiane, ku doli në pah se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta.

Përballë gazetarëve dhe analistëve në ‘Real Story’ në ‘News24’ Vasjari tha se SPAK mbështeti faktin se hetimi që ka nisur në Itali.


Mes të tjerash Vasjari tha se rrënjët e Ndraghetë-s janë qarta që janë në vendin tonë, ndërsa solli si shembull ekstradimin e Bujar Sejdinajt, i njohur ndryshe me nofkën “xhaxhai” i Ndraghetas.

“Nuk kam nga ta nis, pasi këtu u janë shumë gjera. Edhe unë e kam parë dhe në detaje si operacion. Ai nuk është operacion rutinë. Ai është një shembull dhe për SPAK dhe BKH-në. Flasim për shifra që vetëm një drejtësi e strukturuar mirë, siç është ajo italiane. Unë besoj se SPAK ka vepruar drejtë. Bëhet fjalë për një proces që ka nisur në Itali, është mbyllur me gati 50 veta nën arrest. Aty ka brenda marshallë, priftërinj, ka shumë persona. Nëse autoritetet italiane mund të hetojnë një individ, qoftë që në Itali ka kryer një vepër, nuk jam i gatshëm që të futem në bordin e akuzave nga studio. Këtu ka një gjë serioze, ne nuk mësohemi dot me befasitë që prodhohen në këtë vend. Dalin emra funksionarësh shumë të lart. Nëse duam t’i shpallemi fajtor, tërhiqem, pasi nuk merrem me atë çështje, Nëse duam ta shohim si fenomen, infiltrimin e mafias në politikë, padyshim këtu jam i gatshëm ta bëj. Ka një element tjetër, që lidhet me datën 21 janar. Në këtë datë u ekstradua në Itali krahu i djathtë më i fortë i Ndraghetës në Regio Calabria. Ne kemi infiltrime të larta sa që nuk mund të imagjinohen. Rrënjët e Ndragheta-s janë qarta këtu. Ka të drejtë Lubonja kur thotë se; ne nuk kemi pse merremi me gjurmët, por me ujkun. Në 3 vite janë dhënë 1100 leje ndërtimi dhe këtu nuk bëhet fjalë për korrupsionin e në drejtimi ekonomik të ndërtimit. Por flasim për një kalbëzim të sistemit. Nuk jam duke atakuar institucionin që jep lejet e ndërtimit. Nëse ka respektuar ligjin, s’merrem me të. Por si ka mundësi që në një vend, 60 % e atyre kompanive nuk justifikojnë të ardhurat. SPAK veproi drejt, tha; ‘Ky është një hetim që ka nisur në Itali’. Për mos t’u futur në instrumente akuzash, a kemi ne të drejtë që të themi se këtu ka diçka që nuk ecën. Ka prej tyre që kanë ndërtuar nga 8-9 pallate.”, tha Vasjari.

Lubonja: Problemi është se kush i ka blerë këto pallate. Pse nuk hetojmë ne. Më thuaj se cilët janë ata shqiptarë dhe ku punojnë ata që blekan 1 apartament 500 mijë euro, më shtrenjtë se në Firence.




Skip to toolbar