Rrezatimi nga aparatura e kobaltit/ Ministria e Shëndetësisë publikon dokumentin për “Real Story”: Të gjitha normat janë normale

Më të fundit


Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për emisionin “Real Story” në ABC News, pasi mjeku Ilir Alimehmeti kërkoi dokumentin në lidhje me rezultatet e matjeve të kontrollit dozimetrik personal për punonjësit në QSUT.

Në dokumentin e paraqitur nga ministria, shihen se të gjitha normat janë normale, për periudhën 11 janar-05 qershor 2024 dhe kjo u pranua nga mjeku Alimehmeti.


Lidhur me skandalin te Onkologjiku, Alimehmeti u shpreh se duhet krijuar një program për kontrollin e kancerit.

Ndërsa analisti Mentor Nazarko theksoi se opozita nuk ka reaguar më herët lidhur me çështjen e rrezatimit.

Pjesë nga diskutimi

Nazarko: Ju keni pasur ndjeshmëri pse u dogj një pavion i urgjencës, ndërkohë që ky bunkeri, që kjo pajisja rrezatuese të mos ushtronte rrezatim jashtë normave të ndaluara, ka disa vite. Unë nuk kam dëgjuar që ju ta vini gishtin.

Alimehmeti: Një mjek ka shkuar në çdo zyrë, është mjek imazherist, e ka bërë të ditur problemin dhe nuk ndodhi asgjë.

Nazarko: Po them ju si PD.

Alimehmeti: Ai u detyrua të ikte nga puna. Atë rrezatim e kanë marrë me vite. Janë të prekoupuar për kët fakt. Ku janë matjet? Hajde marrim një pajisje dhe e masim. Ne kemi një institut zyrtar tonin. Ne kemi institutet tona zyrtare, jam shumë institucional. Ne kemi institucionet tona kombëtare. Kjo matje duhet të jetë e publikuar dhe transparente. I ka këto standarde? Po e kanë, ta nxjerrin.

Nazarko: Nëse ngelemi te Onkologjia, prolemei, është çështja e rrezatimit. Por ka edhe probleme të tjera. Në lidhje me rrezatimin, po më thotë një mjek, Fatos Ylli, që normat janë të lejuara. Pra, nuk ekziston ky rreziku i inkapsulimit.

Alimehmeti: Ne nuk jemi ekspertë të fizikës bërthamore. Ka institucion që është zyrtar, të na e japë me dokumentacion. Ju e dini kur janë bërë përgjimet, këto janë post kësaj date. Le të shkojnë t’i masin. Këto kanë pajisje matëse që duhet ta mbajnë me vete në xhep të përparëses dhe mat ekspozimin që kanë pasur gjatë kësaj periudhe. Këto data, shoh doza dy mujore është 3,4 mili, janë në normë ,doza personale që i ke marrë ti si person.

Nazarko: Fatos Ylli thotë që dozat që kanë qenë në normë. Është fizikant.

Alimehmeti: Do krijojmë program të kontrollit të kancerit me aq mundësi sa kemi. Për të ditur sa të sëmurë kemi, duhet të dimë sa persona kemi. Nuk mund të di matjet që janë bërë. Prokuroria po i heton.




Skip to toolbar