Rreziku i monopartitizmit, Rama-Vasjari debatojnë në “Real Story”

AKTUALITET


Analisti Arian Vasjari dhe Kryeministri Edi Rama kanë pasur një diskutim mes tyre në “Real Story”, rreth asaj që do të ndodhë pas datës 30 qershor. Vasiari u shpreh se për hir të demokracisë, duhet të ketë një anashkalim të Kushtetutës, për të gjetur një rrugëzgjidhje, në mënyrë që Shqipëria të mos jetë e rrezikuar nga monopartitizmi. Megjithatë, Kryeministri Rama nuk e pranoi këtë tezë, duke u shprehur se në Shqipëri nuk do të lejohet të vendoset standardi që kur çmendet dikush, ai të shpërblehet.

Vasjari: Monopartitizmi në Shqipërinë e 2019…

Rama: Çfarë monopartitizmit?! Po të kishte monopartitizëm nuk do ishin ata që vijnë te dera me molotov

Gjekmarkaj: Kjo që propozoni ju është një datë historike…

Rama: Ke konflikt interesi…

Gjekmarkaj: Datë historike se po vendosni diktaturë…

Rama: Më dëgjoni…

Gjekmarkaj: po vdes pluralizmi…

Rama: Nuk vdes pluralizmi, ai do marri një energji të reja…

Gjekmarkaj: Ju drejtoni me opozitën e re…

Vasjari: Viti 2019 monopartitzmi është alternativa më e keqe…

Rama: Cili monopartitizëm…

Vasjari: Ne nuk e kemi prekur monopartitizmin dhe ky është një regres që do të futet në historinë e Edi Ramës. Më datën 1 korrik Edi Rama shumicë në të gjitha pushtetet…

Rama: Unë po përmend precedentin, se unë e bëra në 2017. Ikën nga parlamenti sepse nuk donin të votonin Vettingun. Unë ia dhashë të gjitha, pse…

Vasjari: Ju jeni Kryeministër dhe duhet të mbani mbingarkesë…

Rama: Nuk po ankohem…

Vasjari: Nëse përmend këtu Kushtetutën, kjo është demokracia jote?

Rama: Kjo demokracia jonë do marri përmasat, sepse ka ardhur koha ta paguajnë ata, të pagujanë barbaritetin, në politikë një gabim strategjik paguhet.

Vasjari: Unë do parapëlqeja që nëse ti me të drejtë, që të thoje se ata duhet ta paguajnë, jo një proces që do të jetë një njollë turopi për sistemin dhe për ju. Ju përmendni Kushtetutën, unë ju them që nuk është demokracia në funksion të Kushtetutës. Qëllimi ynë është demokracia. Nëse edhe ne për shkak të kësaj demokracie që kemi e shkelim kushtetutën, i bëjmë mirë demokracisë. Mua më shqetëson data 1 korrik.

Rama: Nëse do ishte kjo një cështje personale e imja, unë do kisha ikur fare. Do i thosha e di si është puna; familja ime e para nuk ka arsye të hëdhihet dhe të ngryset me një histori që nuk mbaron me baltë, me llum, me m..t., do kisha thënë: ik! Ama nëse vendosim standardin kur çmendet dikush shpërblehet, ne nuk bëjmë dot shtet demokratik të së drejtës. Në emër të demokracisë ti shpërblehesh, ne do e kemi në 20 vitet e ardhshme. Nuk e vendosi populli Hitlerin, ai bëri drejtimin komplet të gabuar dhe manipuloi popullin. Nëse sot biem në kurthin të zgjidhjes së situatës në emër të demokracisë, dhe e themi Kushtetutës ti je relative, ne do japim provën fianel të asaj që armiqtë e Shqipërisë kanë shkruar se; ‘shqiptarët janë njerëz me bisht që nuk bëjnë dot shtet’.



Skip to toolbar