Rrëzohet me motorr nga lartësia në përroin e Cirovës, nxirret me helikopter turisti çek

AKTUALITET


Një turist çek ka përfunduar në përroin e Cirovës, pasi është rrëzuar nga një lartësi e madhe me motor. Një grup turistësh nga Çekia po eksploronin me motor zonën e malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin.

Për shkak të humbjes së kontrollit njëri nga turistët, shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës nga një lartësi e konsiderueshme.

Turistët kanë njoftuar policinë, e cila është nisur menjëherë me autoambulancën. Për shkak të terrenit të vështirë nuk mund të bëhej transporti i tij me ambulancë, duke kërkuar nisjen e një helikopteri nga Ministria e Shëndetësisë.

Helikopteri i ka bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup,  por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Skip to toolbar