Sherri me një femër, i zbulon të kaluarën shqiptares

BOTA


Për shkak të një sherri, një shqiptare është zbuluar nga policia italiane për të kaluarën e saj. Ajo ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe ishte dënuar nga vendi.

Për këto vepra shqiptarja 36-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ishte dënuar në 2015 me 3 vite burg. Ajo ja kishte dalë të fshihej për 4 vjet, por një sherr me një femër, me të cilën ndante shtëpinë ka çuar në arrestimin dhe zbulimin e të kaluarës së saj.


Sherri ka shqetësuar fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe pas kërkimeve të bëra rezultoi se shqiptarja ishte shpallur në kërkim. Policia bëri arrestimin  saj, e cila do të vuaj dënimin me 3 vite burg dhe më pas do të sillet në Shqipëri.




Skip to toolbar