Rrjedhja e të dhënave personale/ Dean Çelaj: Duhet investim i vazhdueshëm te sistemet

Më të fundit


Të dhënat personale të shqiptare nuk janë më personale, pasi gjatë muajve të fundit jemi bërë dëshmitarëve të rrjedhjes së informacioneve për mijëra qytetarë.

Dean Çelaj, krijues digjital, thotë se është i rëndësishëm investimi te sistemet që ruajnë të dhënat, për t’i mbajtur informacionet të sigurta.


I ftuar në “Top Story”, Çelaj shpjegon se nuk duhet të mbajë përgjegjësi vetëm krijuesi  sistemeve, por duhet bërë investim te ata.

Sipas tij, sistemet në vend kanë probleme dhe për të shpjeguar këtë, bën një paralelizëm me ndërtimet në vend.

“Është si ndërtesat që janë bërë pa një plan. Njësoj si me ndërtimet, edhe në këtë rast, ne mund ta vuajmë më shumë pas 10-20 vitesh”.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka identifikuar një faqe në internet e cila disponon një database me 3 milion numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave dhe pozicionin e punës të personit që i  përket numri telefonit.

Poseduesit e  database të këtyre numrave kanë listuar edhe çmimet e shitjes. Mjafton të kesh një kartë banke dhe në pak sekonda bëhesh posedues i tyre. 4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milion të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile. 1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetën 350 dollarë për 100.000 numra.

Kjo nuk është lista e vetme me numra telefoni që qarkullon në rrjet. Skandali nisi me publikimin e listës së patronazhistëve pjesë e të cilës ishin edhe numrat e celularit të këtyre personave të përfshirë në listë, për të vijuar me bërjen publike të databazës së pagave së bashku me numrat e telefonit dhe targave të automjeteve që shkaktoi një konflikt social.

Ekspozimi i këtyre të dhënave sensitive dëshmon nevojën për forcimin e sigurisë kibernetike në një kohë kur ruajtja e të dhënave personale po kthehet në një sfidë të madhe.




Skip to toolbar