“Rruga e vetme, ndarja totale nga berishizmi”, Alibeaj në “Real Story”: Berisha nuk sfidon dot ofertën e Ramës!

Më të fundit


Enkelejd Alibeaj deklaroi se rruga e vetme është ndarja totale nga berishzimi.

Gjatë një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj tha se Sali Berisha nuk përbën më ofertë për shqiptarët, në mënyrë që të ketë mundësi të sfidojë ofertën e kryeministrit Edi Rama.


Në lidhje me Partinë Demokratike, ai tha se nuk do duhet të mbarte brenda një individ që ka një peshë të rëndë në supe politike, non grata, është politike mbi të gjitha.

Pjesë nga intervista:

Por pa humbur kohë ama, paralelisht..

Alibeaj: Paralelisht, madje jo paralelisht, por me avancë do të duhet të ishte marrë dhe është marrë të paktën nga ana ime, rruga: ndarja totale nga berishizmi. Sot unë jemi në test, unë jam në test. Nuk kam qenë më 9 shtator, ka qenë z.Basha se e mori vetë atë vendim.

Ju mendoni se duhet të kishte bërë konsultë Basha në atë kohë?

Alibeaj: Jo, po them këtë. Ka bërë shumë mirë në atë kohë, një kryetar partie merr përgjegjësinë e vet, kjo të rrit të forcon. Sot meqë ndodhën kështu situatat juridiket dhe meqë sot z.Berisha është anëtar i grupit parlamentar nuk e kuptoj pse Nikolla nuk e pranon se duhet të them edhe diçka tjetër tani, për të qenë korrekt me ligjin dhe rregullat. Sot Sali Berisha jo vetëm është kryetar i PD, por duhet të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD.

Po është…

Alibeaj: Nuk më duke se ka ndodhur kjo.

Po pse ia kërkoni këtë znj.Nikolla dhe nuk ia kërkoni z.Bardhi? Pse nuk e mbledh z.Bardhi grupin parlamentar të PD dhe ta rikthejë?

Alibeaj: Nuk kam shumë informacion, por me çfarë kam lexuar në media me thënë të drejtën, që është bërë një kërkesë drejtuar znj. Nikolla.

Po pse kur ai është kryetar i PD, mblidhen strukturat dhe e fusin apo jo.

Alibeaj: Kështu do duhet të ndodhë.

Strukturat i drejton z.Berisha mbaroi filmi…

Alibeaj: Nuk i futem se këto mund të jenë cic mice të vogla procedurale, por në koncept është pjesë e grupit parlamentar të PD. Duke qenë se unë kam qenë në një segment jo pak të rëndësishëm, me qëndrimin që jo grupi parlamentar i PD, Partia Demokratike nuk do duhet të mbarte brenda një individ që kishte dhe ka një peshë të rëndë në supe politike, nuk është çështje juridike ajo çështja e non gratës, është politike mbi të gjitha, dhe ka edhe diçka tjetër më të rëndë, nuk përbën më ofertë të re për shqiptarët për të sfiduar ofertën e Edi Ramës, aty ka vend vetëm për një qëndrim, o për qëndrimin që do që PD ta shihte të rinovuar, të ishte e aftë të perceptonte ndjeshmëritë aktuale të shoqërisë dhe të të ardhmes, më aftësinë për t’u rishpikur, ose me qëndrimin tjetër që është parti e njërit, parti pronë private që lind dhe vdes më atë që e ka krijuar. O njëri o tjetri, sot është ai unë nuk jam, jam jashtë dhe besoj se është e ndershme kjo lloj sjellje. Kam pasur edhe sugjerime ndër kolegë, se sa mirë do ishte që ta bënim luftën brenda në formën e një disidence për të …, nuk jam dakord./abcnews.al




Skip to toolbar