“Rrymë e kapur dhe e shitur”, Elezi: Nuk ka rrugë më të mirë për ta vrarë protestën sesa veprime për dëmtimin e imazhit!

Më të fundit


Ish-kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi, ka komentuar zhvillimet rreth protestës duke thënë se Shqipëria ka pasur ndikime nga shërbime të huaja ndër vite.

Elezi u shpreh se ndikime të tilla kanë qenë të pranishme në politikë dhe ekonomi, duke përmendur shërbimet greke, jugosllave, ruse dhe iraniane. Sipas tij, nuk mund të mohohet ekzistenca e ndikimeve të huaja dhe mënyra se si disa elementë u japin zë atyre.

Elezi tha se duhet bërë dallimi mes kauzës së artikuluar nga qytetarët dhe përfaqësisë që del prej saj. Sipas tij, ekzistojnë dy rryma: njëra që kërkon transparencë dhe komunikim institucional me Kuvendin, dhe një tjetër që, sipas tij, është anonime dhe pretendon se nuk është një lëvizje politike.



Skip to toolbar