Është zhvilluar sot në ambientet e kryesisë së Kuvendit takimi më drejtuesit e 21 institucioneve të pavarura të cilët raportojnë në parlament. Në këtë takim kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi adresoi kritika kundrejt institucioneve të pavarura, por edhe ndaj qeverisë duke kërkuar shqyrtim sa më të shpejtë të çështjeve sensitive.
“Raportimet duhet të jenë sa më korrekte dhe në fund në dhënien llogari ndaj qytetarëve. Disa institucione nuk janë të qarta në raportim. Institucionet duhet të tregohen më të ndjeshme në rekomandime. Dua të tërheq vëmendjen, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë për Marrëdhënien për Parlamentin që duhet të shqyrtojë më shumë. Shërbimi i Monitorit duhet të trajtojë më imtësi çështjet me ndjeshmëri”,- tha Ruçi.
I pranishëm në këtë takim ishte dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i cili i ka kërkuar qeverisë dhe parlamentit që të bëhet më shumë për fuqizimin e institucioneve të pavarura.
“Është e rëndësishme të arrijmë rezultate të prekshme në publike. Kërkojnë një angazhim të fortë politik e teknik. Institucionet e pavarura janë kyçe për zhvillimet demokratike dhe mishërimin e vlerave të BE. Institucionet e pavarura janë instrumente për progresin e reformave apo prioriteteve kyçe që ne i monitorojmë. Shqipëria duhet të forcojë kapacitetin e institucioneve të pavarura, nevoja për të trajtuar boshllëqet në kuadrin legjislativ dhe mënyrën si funksionojnë buxhetet dhe burimet njerëzore. Thelbësore për BE që parlamenti dhe qeveria të marrin masat e duhura për punën e mëpasshme të rekomandimeve për institucionet e pavarura. Inkurajojmë ta ruani qasjen gjithëpërfshirëse”, deklaroi ambasadori i BE.