PE, t`i hapen negociatat Shqipërisë

#NËRADAR


Presidenti i Parlamenti Europian, David Sassoli do t`i drejtohet Këshillit Europian me qëndrimin se “Parlamenti Europian është pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Ky qëndrim është i Sassolit është mbajtur gjatë takimit që zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

Gjatë takimit të zhvilluar në Bruksel, David Sassoli është shprehur se: “Parlamenti Europian është i qartë në qëndrimet e tij sepse jemi shumë të kënaqur nga përparimi i Shqipërisë. Unë do t’i drejtohem mbledhjes së Këshillit Europian me prezantimin e qëndrimit të Parlamentit Europian pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Destinacioni i Shqipërisë është i qartë dhe i shkruar: Bashkimi Europian.  Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike  dhe një stimul për gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.


Kryetari i Kuvendit Gramoz  Ruçi është shprehur gjatë takimit me David Sassolin, se Shqipëria është duke zbatuar reformën në drejtësi, ndërsa krimi dhe korrupsioni do luftohet me ligje të ashpra.  “Reforma në drejtësi po ecën me sukses dhe në muajt e ardhshëm do të bëhen funksionale edhe organet e reja të sistemit të drejtësisë.  Korrupsionin dhe krimin e organizuar e luftojmë me ligje më të ashpra dhe jo me retorika. Ne kemi vetëm një plan A për destinacionin tonë dhe ai është BE. Shqipëria kërkon çeljen e negociatave sepse i meriton ato dhe do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në”, është shprehur Ruçi.  




Skip to toolbar