Sa vite do t’i duhen “Notre Dame” të ndërtohet?

Më të fundit


Brenda 5 vitesh Notre-Dame do të kthehet më e bukur se ç’ishte. Kështu ka premtuar presidenti francez Emmanuel Macron. Vetëm brenda 24 orëve nga zjarri që shkrumboi një pjesë të mirë të katedrales së famshme të Parisit, u mblodhën jo pak por 800 milionë euro, shifër kjo që e bën Macronin shumë optimist për të ardhmen.

“Ne mund t’ia dalim. Ne mund ta rindërtojmë Katedralen Notre Dame më të bukur se kurrë dhe dua që kjo të përfundojë brenda 5 vitesh. Do të mobilizohemi maksimalisht që të arrijmë një gjë të tillë”, tha Macron.


Ndërsa ekspertët thonë se katedralja shpëtoi vetëm pak minuta para shkatërrimit total dhe megjithëse Macron duket shumë optimist, ata theksojnë se rindërtimi i saj mund të kërkojë dekada të tëra.

Para se të nisë restaurimi, më parë sipas ekspertëve duhet të forcohet struktura e katedrales e cila mban mbi supe 850 vite.




Skip to toolbar