Salianji: Protestuam pa karrige, ka diversifikim të aksionit

Më të fundit


Deputeti i Sali Berishës, Ervin Salianji, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare, ku Rithemelimi bllokoi sërish Parlamentin.

Ai tha se tashmë ka diversifikim të aksionit opozitar, por mohoi që opozita të jetë trembur nga rregullat e reja.

Salianji deklaroi se jeta parlamentare normale do të bllokohet deri në miratimin e kërkesave të opozitës.

“Ka diversifikim të aksionit parlamentar. Ne kemi një qëllim. Të mos ketë jetë parlemntare normale për t’u treguar qytetarëve që interest e tyre nuk po përfaësohen.

Qëllimi realizohet në forma të ndryshme. Nuk ka asnjë trembje, bllokoimi i jetës parlalkemnbatre normale vazhdon po njësoj. Nuk ka për të pasur parlament normal derisa kërkesat tona të miratohen.

Unë di që parlamentet në demokraci nuk janë për të miratuar ligje. Janë për të kontrolluar, për të bërë balancën, për të bërë opozitën e ligjeve. Nuk është çëhstja që miratohet ligji, ligjin e miratojnë dhe diktaturat.

Të gjitha raportet ndërkombëtare thonë ka korrupsion në çdo degë të qeverisjes, ka kontroll të një opartie, ka trafik droge”, tha Salianji.



Skip to toolbar