Zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka braktisur tryezën e bisedimeve në Helsinki pas një grindjeje me ministrat gjermanë e francezë. Grindja nisi pas kërkesë së bërë nga Salvini dhe Malta për ndryshimin e rregullave mbi portin e parë të sigurt, në lidhje me pritjen e emigrantëve nga Afrika. Ministri italiani përmendi rastin e Carola Rackete dhe nënvizoi se si organizatat joqeveritare me lëvizjet e tyre tentojnë të zëvendësojnë shtetet.
‘SeaWatch3 ka shkelur ligjet italiane dhe goditi një motovedetë’, tha ministri i brendshëm, i cili debatoi ashpër mëngjesin e së enjtes me ministrat e brendshëm të Maltës, Gjermanisë e Francës. Nga Berlini në Paris po ushtrohet presion për miratimin e një dokumenti që ndërhyn pikërisht në rregullat e zbarkimit. Lëvizje që nuk është pritur mirë nga Malta e Italia që nuk ranë dakord me Berlinin e Parisin.
Malta e Italia kundërshtojnë idenë e portit të parë të sigurt për imigrantët, me frikën se të gjithë do të zbarkojnë aty. Salvini, pas grindjes në tryezën e Helsinkit, ka fituar Francën, Gjermaninë e Maltën në një takim tjetër në shtator për të diskutuar sërish mbi rregullat e imigracionit. Gjatë takimit të Helsinkit, pas një përballjeje me teknikët, ministrat dialoguan më vete në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Salvini këmbënguli për rritjen e impenjimit për parandalimin e nisjeve e për të rritur numrin e dëbimeve, edhe duke krijuar një listë vendesh të sigurta, ‘pasi tjetër gjë janë të ardhurit nga zonat e luftës dhe tjetër gjë janë të ardhurit nga Tunizia e Shqipëria’. Asgjë nuk mund të bëhet mbi parimin e ‘portit më të afërt për hyrjen’, përjashtuar urgjencën për shpëtimin e jetëve.