Samiti/ Rama-liderëve të rajonit: Ose bashkëpunojmë, ose do dështojmë në rrugëtimin për në BE

AKTUALITET


Në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje liderëve që të bashkëpunojnë ngushtësisht për zbatimin e planit të Rritjes Ekonomike.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ose e bëjnë së bashku, ose në të kundërt do të dështojnë për të qenë pjesë e BE.

“Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën nismën e Ballkanit të hapur për të përshpejtuar progresin bazuar në parimet e procesit të Berlinit.

Me planin e rritjes  do marrim hapat e nevojshëm për të ecur më pranë njëri-tjetrit dhe BE-së, ose do rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend më pranë BE.

Ose e bëjmë së bashku, ose dështojmë së bashku, ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose mungesa e kësaj begatie do na bëjë të humbasim paqe. Kështu funksionin BE, kështu duhet të funksionojë BP.

BE është më e gatshme se kurrë të na ndihmojë të bëhemi pjesë e saj, duhet të jemi ne tashmë më gati se kurrë të ndihmojmë veten për të mos e humbur këtë dritare. Më vete jemi gjithmonë të vegjël, por së bashku mbartim rëndësi e potencial të madh.

Si mund të bëhemi më të lirë e më të mëdhenj, nëse kam eksport duhet të presin ende mijëra orë në vit në kufijtë tanë rajonal. Si mund të mos heqim barrierat jo tarifore dhe të humbasim një rritje potenciale me 3% çdo vit”, tha Rama.



Skip to toolbar